Shah / Evropiani, Miço gjen fitoren e parë, barazim Shuqja, Veleshnja & Marko

Share Button

Shah-Evropiani-2015-Porec-Kroaci-salla-tjeter

Gjergj Vyshka 24.09.2015 08:50

Kampionati Evropian i Moshave 8-18 vjeç në Shah, që është duke u zhvilluar në Poreç të Kroacisë, dje ka luajtur turin e tij të tretë. Më e mira e Shqipërisë, Klean Shuqja, në grupmoshën e Nën-10-vjeçareve, ka barazuar përballë kandidates për kandidate mjeshtre, ruses Galina Mironenko. Ka qenë një ndeshje mes rivalësh, ndërsa të dyja kanë ruajtur kreun dhe janë në të njëjtën kuotë pikësh 2.5.

Ndërkohë ka barazuar dhe Pirro Marko tek djemtë e Nën-12-vjeçarëve, teksa ka pasur përballë lituanezin Benas Mickus. Ashtu sikurse ka bërë edhe Zino Veleshja tek Nën-14-vjeçarët, i cili ka pasur përballë ukrainasin Artur Janishkin. E në turin e tretë ka ardhur dhe fitorja e parë për Timoleo Miçon, tek Nën-18-vjeçarët, teksa ka triumfuar përballë danezit Bjarke Vangsgard.

Pjesa tjetër e ekipit e gjitha ka dalë me humbje. Kështur për Nën-16-vjeçarët djem, Tedi Shpati është mundur nga gjermani Leonid Saulin. Po kështu për Nën-10-vjeçarët, Vito Deni është mundur nga ukrainasi Maksim Smirnov. Për Nën-8-vjeçarët, Adrian Guri ka humbur ndaj rusit Nikolai Shmirev, kurse për Nën-16-vjeçaret vajza, Suzana Kërçiku ka humbur me polaken Ana Karikovska.

E gjendja e pikëve për tanët pas 3 turesh është: Shuqja 2.5 pikë, Miço 1 pikë, Shpati 1 pikë, Veleshnja 1.5 pikë, Marko 0 pikë, Deni 1 pikë, Guri 0 pikë, Kërçiku 0.5 pikë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh