Gjergj Vyshka 26.06.2016 14:35
Dje në mesditë në Kasandra të Greqisë ka përfunduar Kampionati Evropian i Shkollave në Shah. Klean Shuqja, për moshën deri në 11 vjeç, e ka mbyllur me humbje, teksa është mundur nga turkja Xhan Isli, e cila është Kandidate Mjeshtre për femra.
Për rrjedhojë për Shuqje pas 8 turesh, është vendi i 12-të me 5 pikë. Tek djemtë për moshën deri në 7 vjeç, Dijon Peposhi e ka mbyllur me fitore në “tavolinë” për mungesë të kundërshtarit. Dhe me 4 pikë është renditur në vendin e 13-të.
E tek grupmosha e nëntëvjeçarëve, Adrian Guri ka barazuar me grekun Joanis Ksiminis, ndërsa kështu ka zënë vendin e 25-të me 4 pikë. Përgjithësisht një përfaqësim i mirë, ndonëse është pritur më shumë prej Klean Shuqjas.