Gjergj Vyshka 14.05.2016 12:05
Në turin e dytë të Kampionatit Evropian Individual të Shahut, që është duke u zhvilluar në Gjakovë të Kosovës, shqiptarë, në 4 ndeshje kanë arritur një barazim dhe një humbje.
Kështu Eglantina Shabanaj ka barazuar përballë kosovarit Latif Zaqiri. E ndërkohë Rexhep Masha ka fituar përballë kosovarit Hysen Zenuni. Ndërkohë Riza Bregu është mundur nga kosovari Besim Uruçi.
Të njëjtin fat ka pasur dhe Diamant Yzeiraj përballë Vesel Selimi. Evropiani Individual i Shahut përfundon më 24 maj.