Gjergj Vyshka 20.05.2016 09:35
Pas një dite pushimi, Kampionati Evropian Individual i Shahut, që është duke u zhvilluar në Gjakovë të Kosovës, është rikthyer me turin e shtatë të ndeshjeve. Por për shqiptarët i vetmi që ka fituar ishte Rexhep Masha, që ka mundur kosovarin Qejmajl Qorolli.
Të gjithë të tjerët më pas kanë dalë të mundur. Kështu Eglantina Shabanaj është mundur nga mjeshtri ndërkombëtar nga Finlanda, Mikael Agopov. Riza Bregu ka humbur ndaj kosovarit Elshara Sheremet dhe Diamant Yzeiraj është mundur nga kosovari Albert Ajroni.
Pas 7 turesh, Masha ndodhet në vendin e 166-të mes 245 pjesëmarrësve me 3 pikë, Eglantina Shabanaj me 2.5 pikë mban vendin e 184-t, Riza Bregu me dy pikë renditet në vendin e 203-të, kurse Diamant Yzeriaj me 1 pikë në vendin e 227-të. Kanë mbetur dhe 4 ture deri në përfundim të këtij Evropiani, por përfaqësimi i Shqipërisë lë shumë për të dëshiruar.