Gjergj Vyshka 25.11.2016 07:55
Bruna Tuzi, kandidate mjeshtre ndërkombëtare në shah, dje ka zhvilluar një simultanë me studentët e Universitetit Bujqësor në Kamëz. Është i dyti vit që bëhet kjo veprimtari, ndërsa ka gjetur dhe mbështetjen e Federatës Shqiptare të Shahut, e cila me idenë e përhapjes së shahut në shkolla është duke bërë dhe këto lloj veprimtarish. Në fakt, simultana e Tuzit është mbështetur dhe nga Forumi Ekonomik të Studentëve.
Ndërsa presidenti i saj, Leons Hasani, ka bërë të ditur se janë studentë të të gjithë fakulteteve të Universitetit Bujqësor në Kamëz. 14 tavolina të vendosura në oborrin e fakultetit ekonomik dhe agrobiznesit, ndërsa Tuzi është studente e vitit të 3-të në degën financë-kontabilitet. 10 fitore, tre barazime dhe një humbje e ndeshjet me Tuzin janë kthyer në një diskutim të gjerë jo vetëm për lojtaren, por dhe për ata që rrinin përreth.
Sepse shahun kanë nisur ta luajnë të gjithë. Simultanja e shahut e Bruna Tuzit ka gjetur dhe mbështetjen e Prof Dr Bahri Musabelliu dhe dekanit të fakultetit ekonomik dhe agrobiznesit Maksim Meço, kurse baza materiale fushat dhe gurët e shahut ishin të Federatës Shqiptare të Shahut, me ndërmjetësinë e Sekretares së Përgjithshme Majlinda Pilinçi.