Gjergj Vyshka 01.10.2014 19:50
Të hënën ka përfunduar Kampionati Botëror i moshave në shah, i cili për dy javë u zhvillua në Durban të Afrikës së Jugut. Pjesëmarrëse nga Shqipëria ka qenë Klean Shuqja, e cila në grupmoshën deri në 8 vjeç, me 6.5 pikë të grumbulluara në 11 ture, ka zënë vendin e 17-të mes 51 konkurrenteve.
Në turin e dhjetë, Shuqja është mundur nga kandidatja për kandidate mjeshtre, rusja Margarita Zvereva, e cila ka zënë vendin e katërt. Kurse në raundin e fundit ka barazuar përballë indianes M.S Darsanda, e cila ka dalë “kampione bote” për grupmoshën deri në 8 vjeç.
Kësisoj një pjesëmarrje dinjitoze e Klean Shuqes, e cila vazhdon ta rrisë paraqitjen e saj nga aktiviteti në aktivitet në arenën ndërkombëtare.