AlbanianSport.com 25.03.2017 21:40
ASNN – Ka rezultuar një odise më vete nisja e sezonit të ri të nivelit më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, që njihet ndryshe si Moto GP. Provat e lira dhe ato zyrtare të Çmimit të Madh të Katarit janë goditur nga kushtet atmosferike dhe, në përfundim, gjithçka është vendosur nga përllogaritjet matematikore.
Do të jetë Maverik Vinjales ai që do të niset i pari në garën e së dielës, pasi shiu i rënë gjatë natës, një stuhi gjatë ditës dhe shumë ujë në pistë kanë bërë që gjithçka të përcaktohet nga kohët e kombinuara të seancës së 3-të të provave të lira. Bashkë me Vinjalesin, në radhën e parë do të jetë një tjetër Suzuki.
Është ai i Andrea Janones, si dhe kampioni në fuqi, Mark Markezi i “Hondës”. Andrea Doviciozo i “Dukatit” niset i 5-ti, Dani Pedroza i “Hondës” i 7-ti, ndërsa 9 herë kampioni i botës, Valentino Rosi, do të niste i 10-ti me “Jamaha”-n e tij, ndërsa Horhe Lorenco niset i 12-ti në debutimin e tij me “Dukati”-n.