AlbanianSport.com 13/06/2019 19:20
ASNN – Shumica dërrmuese e klubeve janë në pronësi të Bashkive dhe buxhetet miratohen nga pushteti vendor. Në kontrast të plotë me Kategorinë Superiore, në nivelin e dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, në Kategorinë e Parë, duke se, në një paralelizëm edhe me motin, skuadrat duket se “po ngrohen në diell”. Vllaznia dhe Bylisi ishin dy ekipet që siguruan ngjitjen në nivelin më të lartë, në Kategorinë Superiore, por duket se edhe ato janë përfshirë nga sindroma e verës, domethënë, ka shumë ajër të ngrohtë dhe fjalë, por asgjë konkrete.
Tanimë që po fashitet euforia e Kombëtares, vëmendja e mjedisit futbollistik po zhvendoset tek pjesëmarrja e 4 ekipeve shqiptare në Kupat e Evropës. E në kontrast të plotë me këtë, në nivelin e dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, në Kategorinë e Parë, duke se, në një paralelizëm edhe me motin, skuadrat duket se po ngrohen në diell. Vllaznia dhe Bylisi ishin dy ekipet që siguruan ngjitjen në nivelin më të lartë, në Kategorinë Superiore, por duket se edhe ato janë përfshirë nga sindroma e verës, domethënë, ka shumë ajër të ngrohtë dhe fjalë, por asgjë konkrete.
Në fakt, edhe po t’u hedhësh një sy të shpejtë titujve të medieve sportive për Kategorinë e Parë, vëren se gjithçka është në kuadër të spekulimeve, ku synohet shumë, për më tepër që jemi ende në mesin e qershorit, por realiteti në fillim të shtatorit tregon krejt tjetër gjë. Një pjesë e mirë e skuadrave nuk kanë trajner, teksa ata që i drejtuan sezonin që sapo u mbyll, janë larguar apo do të zëvendësohen. Po kështu, edhe lojtarët janë në shumicën e tyre pa kontrata apo në lëvizje e sipër, ndaj tanimë skuadrat ekzistojnë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës vetëm në letër.
Por, përtej kësaj, e vërteta e hidhur është se një gjë e tillë ndodh për një arsye të thjeshtë. Thuajse të gjitha ekipet e Kategorisë së Parë janë ekipe Bashkishë dhe, si të tilla, të gjitha varen nga buxhetet e pushtetit vendor. Dhe me zgjedhjet vendore të 30 qershorit që varen midis zhvillimit apo moszhvillimit, gjendja e klubeve të nivelit të dytë të kampionatit janë më pezull sesa kurrë.