Sërf / Brazilian konfirmohet për rekordin e dallgës më të lartë… 24.4 m!

Share Button

AlbanianSport.com 30/01/2019 15:40

ASNN – Rekord për “Guinness”, braziliani Koxas hyn në historinë e sërfit për kapërcimin e dallgës më të madhe. Pas afro 3 muajsh marrin fund dilemat për rekordin e sërfit në kapërcimin e dallgëve. Është braziliani Rodrigo Koxas që ka marrë miratimin nga Federata Botërore e Sërfit, si njeriu që ka kapërcyer dallgën më të madhe, në një lartësi prej 24.4 metra, rezultati më i mirë i regjistruar ndonjëherë në historinë e “kalërimeve” në dallgët e mëdha.

Ylli brazilian e regjistroi këtë rezultat fantastik më 8 nëntor të vitit të kaluar, në brigjet e Nazares të Portugalisë, duke kapërcyer një super-dallgë të lartë me “fluturaken” e tij, e cila ia doli ta mbajë atë në vijën kulmore të dallgës dhe vetë braziliani të arrijë pikën kulmore të dallgëzimit. Ndodh rrallë që të apasionuarit pas sërfit të kapin nivele të tilla lartësie.

Aty ku sportisti në kulmin e dallgës duket sikur është në majën e një pallati dhjetëkatësh dhe zbritja kundrejt një këndi duke “kalëruar” është momenti më kritik i këtij sporti. Në fillim federata botërore kishte kërkuar prova shtesë dhe kishte hezituar ta regjistronte rezultatin, por pasi mblodhi informacionin dhe të dhënat anësore, arriti në konkluzionin se Koxas kishte arritur një rezultat të pabesueshëm dhe ky rezultat prej 24.4 metra lartësi është për librin “Guinness”.

Sërfi është një sport që lidhet fort me pasionin sesa me arritjen e rezultateve dhe ndodh shpesh që futet në rangun e sporteve ekstreme sesa veprimtaritë normale sportive.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh