AlbanianSport.com 06.05.2015 16:35
ASNN – Danimarka “ndëshkon” për herë të parë Serbinë, e cila do të jetë pa tifozë në sfidën e 13 qershorit 2015 në Kopenhagen. Ndryshe nga Komisionet e UEFA-s, Federata Serbe e Futbollit ka marrë ndëshkimin e parë pas dhunës së tifozëve të saj në ndeshjen e 14 tetorit kundër Shqipërisë.
Konfirmimi vjen nga mediat serbe, të cilat zbulojnë se mbështetësit e kombëtares së tyre nuk do të lejohen në sfidën e 13 qershorit 2015 kundër Danimarkës në Kopenhagen. Sipas asaj që raporton e përditëshmja “Kurir” pala daneze nuk ka marrë garanci nga Federata Serbe për sjelljen e tifozerisë.
Sipas kësaj medie, kjo përkthehet si një dështim i marrëveshjes paraprake që bëhet gjithmonë në raste të tilla. Për këtë arsye, tifozët serbë pritet të mungojnë në sfidën e ardhshme për eliminatoret e “Euro 2016”-s dhe ky është ndëshkimi i parë për skandalet e dhunës të përsëritura kohët e fundit.