AlbanianSport.com 08.10.2014 20:25
ASNN – Futbollisti i Çellsit, Branisllav Ivanoviç, njëkohësisht edhe kapiten i kombëtares serbe, ka thënë se Shqipëria ka një ekip që nuk duhet nënçmuar, por serbët do të luajnë një ndeshje vetëm për fitore. Ai ka thënë gjithashtu se ndeshja duhet të kalojë pa incidente. “Shqipëria është një ekip me eksperiencë dhe ne do ta analizojmë situatën”, – ka deklaruar ai për mediat shqiptare.
“Ka mundur dhe Portugalinë, por të dyja ndeshjet e ardhshme janë të rëndësishme për ne”, – shtoi kapiteni i Serbisë, Branisllav Ivanoviç. Federata Serbe e Futbollit ka mbledhur ekipin e saj për të bërë përgatitjet para ndeshjes së 11 tetorit me Armeninë, në qendrën e tyre në Stara Pazova, ndërsa tri ditë më vonë do të presë miqtë nga Shqipëria.
Serbët kanë kërkuar që tifozët shqiptarë të marrin pjesë duke dhënë listat me të dhënat e tyre, pasi thonë se është procedurë e zakonshme. Kjo ende nuk është zgjidhur. Mediat serbe kanë interesim për ndeshjen me Shqipërinë, ndonëse duket se dinë shumë pak për kombëtaren shqiptare. Ndërsa futbollisti i Liverpulit, Llazar Markoviç, tha se do të japin maksimumin, ndërsa nuk pati shumë fjalë për vlerësimin e kombëtares.