AlbanianSport.com 09.07.2015 19:00
ASNN – Janë orët e fundit të pritjes dhe KAS-i do të vendosë përfundimisht për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Kjo pritje merr fund nesër, pas gati 9 muajsh, dhe Kombëtarja e Shqipërisë dhe tifozët e saj presin të marrin drejtësi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.
Gjykata e Lozanës do të japë vendimin përfundimtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri, të ndërprerë më 14 tetor në Beograd, pas dhunës së tifozëve serbë në dëm të skuadrës kuqezi.
Pas kësaj ngjarjeje, Komisioni I Disiplinës dhe ai i Apelit në UEFA vendosi t’i japë fitoren Serbisë, por i hoqi asaj 3 pikë nga renditja e grupit i eliminator të Euro 2016. Po ashtu, këto komisione vendosën të ndëshkoninme 100,000 € gjobë Serbinë dhe Shqipërinë.
Të dy federatat iu drejtuan Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që pasi shtyu dy herë vendimin do të vendosë përfundimisht, nëse Shqipëria do të marrë apo jo tri pikët e fitores në tavolinë.