Gjergj Vyshka 05.03.2017 12:15
I kënaqur për triumfin e të kuqve në Kupën e Shqipërisë në volejboll për meshkuj, ka qenë edhe shefi i Klubit Shumësportësh “Partizani”, Shkëlqim Muça, që premton se vitin e ardhshëm do të ketë dhe ekip femrash në basketboll. “Unë jam i kënaqur, sepse ky Partizan është ndërtuar për të qenë fitues dhe ia arriti qëllimit”, – ka thënë ai.
“Sigurisht që mund të ishim në finale dhe me femrat, por për këtë vit objektivi është në tre vendet e para në kampionat, – ka vijuar ish-futbollisti bardheblu, tanimë drejtues i klubit të kuq. – Mos harroni që është duke ardhur një skuadër cilësore, e cila vitin e ardhshëm do të jetë më rivalizues.”
“Tashmë basketbollin e meshkujve e kemi në Superligë dhe për të plotësuar 4-shen e ekipeve të lojërave me dorë do të krijojmë dhe basketbollin e femrave. Sepse kështu ringjallet “legjenda Partizani” dhe këto trofe të volejbollit të meshkujve e zbukurojnë më shumë. Jam më shumë se sa i kënaqur”, – ka përfunduar Muça.