AlbanianSport.com 16/01/2019 19:00
ASNN – Sebastien Lëbi në kategorinë e makinave dhe Tobi Prajs në atë të motorëve ishin fituesit e etapës së 8-të të “Dakar 2019”. Piloti francez, i cili doli shumë më vonë se pjesa tjetër e favoriteve për shkak të renditjes të tij të dobët në etapën e 7-të, arriti të mbërrijë i pari në finish, duke lënë pas Al-Atijan.
Sidoqoftë, ky i fundit vazhdon të përforcojë pozitat e tij në krye të renditjes së përgjithshme, duke shprehur edhe njëherë synimet e tij për të fitua titullin “kampion bote”. Lëbi tani është i 3-ti, në luftë me Nani Roma dhe Stefan Peterhansel. Ndërkaq, Tobi ka krijuar një epërsi të ndjeshme në kategorinë e motorëve.
Kjo pasi lideri i kësaj kategorie, Riki Brabek me “Honda” pësoi një dëmtim në motorin e tij gjatë pjesës së 3-të të garës. 27-vjeçari Brabek kishte një epërsi prej 8 minutash ndaj francezit Adrien Van Beveren, por motori i tij u prish vetëm 56 kilometra para fundit të etapës, me itinerar San Huan de Markona-Pisko.
Van Beveren shoi dëm mundësinë që të krijojë epërsinë, duke humbur më shumë se 11 minuta pas Uoknerit. Aktualisht renditjen e kryeson Pablo Kintanika i Kilit, me 1 minutë e 3 sekonda.