Sava Thaka: Polonia, një përvojë e dobishme, platformë për më tej (II)

Share Button

AlbanianSport.com 17.02.2017 20:25

ASNN – Volejbollistja shqiptare, Sava Thaka, bëri hapin e madh të karrierës këtë vit, duke u zhvendosur nga kampionia e Shqipërisë, Barleti Voleji, në kampionatin polak, ku tanimë militon në radhët e ekipit të KSZO Ostroviecit.

24-vjeçarja spikati me kombëtaren kuqezi të femrave në grupin eliminator të Ligës së Evropës, që i luajti ndeshjet pikërisht në Poloni dhe në Shqipëri, çka tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të skuadrës së KSZO Ostroviecit, që i ofruan një kontratë.

Përveç paraqitjes së saj, volejbollistja simpatike shqiptare ka tërhequr vëmendjen e medias vendase edhe për faktin se ka një miqësi të ngushtë me bashkëlojtaren e saj serbe, Aleksandra Joçiç.

Nisur nga ky fakt, por edhe për të zbuluar më tepër për të parën import shqiptar në volejbollin polak, media vendase “SportoweFakty” (Fakti Sportiv), i ka bërë Thakës një intervistë të gjatë, të cilën AlbanianSport.com jua sjell këtu në dy pjesë dhe dje ishte pjesa e parë, ndërsa sot, e dyta dhe e fundit.

 

…vijon nga dje

 

– Si do ta vlerësonit qëndrimin tuaj në Poloni?

– Gjëja më e rëndësishme është volejbolli dhe, duke luajtur jashtë vendit tim, unë mund të rritem në lojën time. Menaxheri im është një polak dhe ne kemi vendosur që, më e volitshme për momentin në karrierën time, është kampionati polak i volejbollit (që njihet zyrtarisht si “Orlen Liga”. Polonia ka mot të ftohtë, bie shumë shi, shumë borë dhe temperaturat janë mjaft të ulëta. Duhet ta pranoj që më mungon pak ai dielli shqiptar. Dhe Ostrovieci është një qytet i vogël, por i qetë dhe paqtë. Këtu me të vërtetë çlodhesh.

 

– Nuk është se ke patur aq mundësi sa do të kishe dëshiruar në formacionin bazë të KSZO Ostroviecit, por mendojmë se për ty është më i rëndësishëm që je në një klub të huaj…

– Nuk është sekret që loja e volejbollit në Shqipëri nuk është në të njëjtin nivel si këtu. Për mua, stërvitja dhe të luajturit në Poloni janë një hap i madh në karrierën sportive, sepse “Orlen Liga” është padyshim një kampionatet më të njohur të Evropës, dhe, mbase , edhe të botës. Këtu mund të mësosh shumë, të stërvitesh shumë, dhe, nëse më jepet mundësia nga trajneri, unë përpiqem të luaj sa më mirë të mundem, të jap gjithçka dhe të ndihmoj skuadrën.

 

– A mund të jetosh me volejbollin në Shqipëri?

– Unë kam mbaruar shkolIën e lartë dhe kam një diplomë masteri në edikim fizik dhe kam qenë mësuese në një shkollë. Në vendin tim, unë stërvitesha një herë në ditë në klub, kështu që kisha mundësi ta ndërthurja lojën e volejbollit me punën e një mësueseje. Sipas nivelit dhe shpeshtësisë së stërvitjes, pagat tona në volejboll nuk ishin edhe aq keq.

 

– Deri më tani, sukseset më të fundit të përfaqësueses suaj të volejbollit ishin ato paraqitje në verë në Ligën e Evropës dhe fitorja kundër Polonisë, ndonëse kjo e fundit ishte me mungesa.

– Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, kështu që, fitorja për një vend që nuk ka ligën profesioniste volejbolli është shkas për të festuar. Mbase dikujt mund t’i duket e tepruar, por, falë takimeve të tilla si ajo me Poloninë, ne tanimë e dimë se niveli ynë i përfaqësimit është më i lartë se

 

– Ju mund të na qortoni, por, në Poloni ne dimë shumë pak për Shqipërinë. Ne thjesht e lidhim atë me faktin se është një nga vendet më të varfra në Evropë…

– Më vjen keq të dëgjoj se qenka kështu. Prandaj unë i rekomandoj kujtdo në Poloni që ta vizitojë të paktën një herë Shqipërinë, sepse është një vend i bukur! Vendndodhja jonë gjeografike na bën zonë kufitare midis subtropikales dhe Mesdhetares. Dhe kjo nënkupton dimër të shkurtër dhe verë të thatë e të nxehtë. Plot 260 ditë me diell! Fatkeqësisht, në Polonia kjo nuk është e mundur. Në Shqipëri janë qindra kilometra bregdet përgjatë Detiti Adriatik dhe Jon. Jemi të bekuar me male, liqene dhe pyje. Në natyrën e vendit tim gjen gjithçka të bukur.

 

– A ka ndonjë gjë në Poloni që i ngjan atdheut tënd?

– Ju keni malet të lartë dhe të bukur, siç kemi edhe ne. Dhe polakët janë mjaft të ngrohtë, të hapur dhe mikpritës. Po kështu mendoj unë se janë edhe popujt e Ballkanit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh