Gjergj Vyshka 06.03.2015 11:55
Sipas faqes në “Facebook” të KS Butrintit, falë një investimi prej 30 mijë eurosh të “Raiffeisen Bank”, ky mjedis sportiv, kompleksi i notit “Esat Mamaca” u modernizua me qëllimin që të gjithë sportistët që praktikojnë sportin e notit në Sarandë të kenë kushte sa më të mira e cilësorë.
Disa persona të papërgjegjshëm dëmtuan në fillim të janarit në mënyrë të pamëshirshme basorelievin e gdhendur, si dhe shkulën germat metalike, që emërtonin trajnerin emblematik “Esat Mamaca”. Bashkia i ka dhënë fund punimeve dhe ka kthyer gjithçka në gjendje të mirë.
Dhe dje është bërë inaugurimi i këtyre punimeve nga kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa, i cili ka pasur përkrah trajnerin e Klubit të Futbollit “Butrintit”, Mustafa Hysin, si dhe ndihmësin e tij Kristaq Ciko. Me këtë mjedis të rinovuar, tashmë noti në Sarandë është në prag të një pamje ndryshe