Salvini: Jam kundër mbylljes së stadiumeve, të organizohemi më mirë

Share Button

AlbanianSport.com 08/01/2019 11:35

ASNN – Ministri i Brendshëm Italian, Mateo Salvini, thotë se ai është “absolutisht kundër ndaj mbylljes së stadiumeve”, si një mënyrë për të luftuar dhunën në to. Këto fjalë  ka thënë gjatë një takimi së bashku me Nënsekretarin Xhankarlo Xhorgeti, Shefin e Policisë, Franko Gabrieli dhe Presidentin e Komitetit Olimpik Italian, Xhovani Malagò. “Çdo javë janë 12 milionë tifozë që ndjekin veprimtaritë sportive dhe vetëm 6,000 banditë, të cilët nuk duhet të ngatërrohen me tifozët që përbëjnë 99%.”, – ka theksuar ai.

“Objektivi është të ulim dhunën me çdo mjet të nevojshëm” – ka thënë qartësisht Salvini, i cili më pas ka shtuar: “Unë jam i mendimit që të rikthehen mënyrat e organizuara dhe të autorizuara për tifozët që udhëtojnë në qytete të ndryshme. Tema e pezullimit të ndeshjeve për shkak të dhunës, nuk është e drejtë. Sepse kjo do të thotë që t’ia lësh fatin e lojës në dorë pak njerëzve, të cilët vendosin”. Ndërsa, për sigurinë ka ndërhyrë nënsekretari Xhorxheti.

Ky i fundit ka kërkuar impenjimin e klubeve dhe ligës që të zgjedhin me zgjuarsi oraret e ndeshjeve, duke thënë: “Për sigurinë brenda dhe jashtë stadiumeve e rëndësishme është qartësia e situatës, shpejtësia për të marrë vendime dhe sa të rënda janë ngjarjet që po ndodhin. Për këto duhet të mendojë shteti. Një tjetër pikë e rëndësishme janë datat dhe oraret e ndeshjeve, për të cilat shoqëritë dhe liga duhet të vendosin bashkarisht”.

Në fund, Xhorxheti u ka bërë apel edhe protagonistëve në fushë, që të ruajnë qetësinë: “Presidentët e ekipeve dhe lojtarët nuk duhet t’i hedhin benzinë zjarrit. E dimë që gjyqtarët gabojnë, por duhet të reagojmë në mënyrë të kulturuar”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh