AlbanianSport.com 11/03/2018 22:50
ASNN – Salla Nr. 2 e “Asllan Rusit”, katastrofë; pa rrethim për rikonstruksion, pa numra për zëvendësime dhe vetëm me 12 llamba ndriçohet parketi. Është shkruar dhe herë të tjera për gjendjen e mjerë ku ndodhet Pallati i Sportit “Asllan Rusi”. Por e djeshmja është kulmi i asaj që quhet volejboll profesionist.
Në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet është luajtur Studenti-Teuta dhe Partizani-Tirana për meshkuj. Skuadrat pritëse jo vetëm që paguajnë për sallën, por paguajnë dhe sekretarinë, ndërsa kushtet e ofruara janë mizerje. Që do të thotë një Sallë Nr.2 e “Asllan Rusi” e zhveshur nga rrethimi.
Edhe pse është thënë që në tetor se do të rikonstruktohet, madje në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Volejbolli. Por deri më tani s’ka lëvizur asgjë. Një sallë pa tabelë elektronike, pa numra për zëvendësime, por mbi të gjitha pa ndriçim, ndërsa janë vetëm 12 llamba që ndizen e që bëjnë dritë në atë sallë.
Dhe kësaj i thuhet volejboll dhe sport normal…