AlbanianSport.com 12.11.2015 14:00
ASNN – Dënime të rënda dhe të ashpra nëse vërtetohen akuzat e bëra nga Agjencia Botërore e Antidopingut ndaj Federatës së Atletikës të Rusisë.
Këtë ka premtuar Presidenti i Komitetit Olimpik të Rusisë, Aleksandër Zhukov, që ka saktësuar se Moska do të mbështesë Komitetin Olimpik Botëror dhe Agjencinë Botërore të Antidopingut në politikat e luftës kundër dopingut.
Ndërkohë Rusia, pas kërkesës së Agjencisë Botërore të Antidopingut ndaj Federatës Botërore të Atletikës për pezullimin dy vjet nga çdo veprimtari, ka propozuar një rrugë tjetër për zgjidhjen e problemit.