AlbanianSport.com 12.11.2015 17:15
ASNN – Shpresa e Tomas Bahut, numrit një të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), është që Rusia të jetë në rregull me normat e antidopingut për t’i lejuar sportistët e saj që të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
Federata Botërore e Atletikës i ka dhënë një javë kohë Federatës ruse për t’iu përgjigjur akuzave të Agjencisë Botërore të Antidopingut dhe Bah mbështet punën e bërë nga institucioni më i lartë i “mbretëreshës” së sporteve.
“Jemi të bindur, – ka shpjeguar Bah, – që Koe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të zgjidhur këtë situatë. Besoj se Rusia do të bashkëpunojë dhe do të japi garancitë e nevojshme, apo dhe atë që është e nevojshme për të marrë pjesë në Olimpiadë.”