AlbanianSport.com 03.03.2016 07:55
ASNN – Juventusi dhe Bajerni i paraprinë takimit sekret të Londrës. Kreu ekzekutiv i bavarezëve, Rumenige: “Nuk e përjashtoj një Ligë Evropiane nën ombrellën e UEFA-s, ose private, me njëzet ekipe, më të mirat e Anglisë, Spanjës, Italisë, Gjermanisë dhe Francës. Ndoshta edhe të një skuadre në Amerikë, apo në Azi.”
Pas lajmit të publikuar dje në mediet angleze se klubet gjigante të Premier Ligë kanë mbajtur një takim sekret të martën në Londër për të diskutuar rreth krijimit të një Superligë Evropiane, që zëvendëson Ligës së Kampionëve, mediet italiane kanë zbardhur një takim që mbajtur mes drejtuesve të klubit të Bajernit të Mynihut dhe Juventusit.
Drejtues të lartë të Mançester Junajtid, Mançester Sitit, Çelsit, Arsenalit dhe Liverpulit janë takuar me miliarderin amerikan Stefen Ros në hotelin “Dorcester”, por shtypi italian thonë se Andrea Anjeli dhe Karl-Hainc Rumenige, i kanë parapritë këtij takimi që në muajin janar. Presidenti i Juventusit, Anjeli dhe Rumenige nga Bajerni i Mynihut janë takuar më parë në Universitetin “Bokoni” në Milano.
Në këtë takim është folur për mundësinë e qarkullimit të një shume prej 6.3 miliardë euro, që do ta rendiste Superligën Evropiane në vendin e dytë në botë. “Nuk e përjashtoj një Ligë Evropiane nën ombrellën e UEFA-s, ose private me njëzet ekipe, më të mirat e Anglisë, Spanjës, Italisë, Gjermanisë dhe Francës”, – ka thënë Karl-Hainc Rumenige.
“Ndoshta edhe të një skuadre në Amerikë, apo në Azi”, – ka shtuar ai. Ndërsa Anjeli ka folur për vlerën e vogël që xhiron Liga e Kampionëve (1.5 miliardë euro të drejta televizive), krahasuar me mbi 2 miliardë tifozë të sportit në botë, ku 1.6 miliardë janë tifozë me futbollin sipas tij.