AlbanianSport.com 30/08/2021 15:40
ASNN – Arbitrazhi Sportiv i Lozanës i jep të drejtë futbollistit të luajë për Shqipërinë. Është hapur të hënën “drita jeshile” që Nedim Bajrami të luajë për ngjyrat kuqezi. Futbollisti i Empolit është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare, pas vendimit të dhënë në favor të tij nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Kështu, në prag të 3 ndeshjeve të 10-ditëshit të parë të shtatorit, në kuadër të grupit I të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të mirë, teksa është mësuar se është hapur drita jeshile që Nedim Bajrami të luajë për ngjyrat kuqezi.
Futbollisti i Empolit është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), prej disa muajsh kishte nisur procedurat për të bërë të mundur aktivizimin e Bajramit me Shqipërinë, por pas refuzimit të parë nga FIFA, Drejtoria Juridike e FSHF ju drejtua Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Pas përgatitjes së dosjes voluminoze, me të gjithë dokumentacionin e duhur, konsultimit me ekspertët më të mirë të drejtësisë dhe shumë orëve punë, Federata Shqiptare e Futbollit arriti të triumfojë në CAS.
Duke arritur të sigurojë kështu shërbimet një lojtari që shpresohet se do ta ndihmojë shumë Kombëtaren kuqezi siç është shprehur edhe trajneri i saj, Edoardo Reja. FIFA e pati hedhur fillimisht poshtë kërkesën e Bajramit për ndërrimin e përfaqësueses, nga ajo e Zvicrës, tek ajo e Shqipërisë. Organizmi që qeveris futbollin botëror e pati duke argumentuar se ai duhet ta kishte deklaruar që në kohën kur ishte grumbulluar me ekipet zinxhir të Zvicrës, çështjen e dyshtetësisë. Por CAS-i i Lozanës e hodhi poshtë një argument të tillë, duke i hapur rrugën Bajramit për të veshur fanellën kuqezi.
Në fakt, ku është gjyqi i dytë ndërkombëtar që fiton Federata Shqiptare e Futbollit në CAS, pas atij në gjyqin ndërkombëtar për ndeshjen e 14 tetorit 2014, Serbi-Shqipëri.