Rreli: Reja, zgjedhja e duhur, por ka kohën dhe kontingjentin kundër (I)

Share Button

AlbanianSport.com 21/04/2019 17:30

ASNN – Ardhja dhe largimi i Kristian Panuçit shënoi një periudhë ngërçi në përfaqësuesen e futbollit të Shqipërisë, për të mos thënë hapa prapa, dëshmuar me rezultatet e dobëta dhe mosrealizimin e objektivave. Natyrisht, vendimi i kreut të FSHF-së Armand Duka për të larguar Panuçin erdhi në kohën e duhur, ndërsa është emëruar për këtë fazë eliminatore të “Euro 2020”-ës një tjetër trajner italian, Edoardo Reja, i cili, ndryshe nga Panuçi, vjen me një eksperiencë të gjatë dhe një trajner i “rrahur” në punët e futbollit.

I kontaktuar nga e përditshmja shqiptare, Gazeta “SOT”, të japë mendimin e tij prej specialisti mbi këto ndryshime dhe pritshmëritë e skuadrës, trajneri historik i Kombëtares, Shyqyri Rreli, thotë se Reja është zgjedhje e duhur dhe se një trajner shqiptar, sado i aftë të jetë, e ka të pamundur të bëjë sipas mendjes së tij për shkak të ndërhyrjeve që bëhen. Rreli është optimist, por edhe kritik, ai vijon t’i mëshojë idesë së kahershme të tij për një projekt kombëtar në sport, një platformë që prek disa drejtime si infrastrukturën, klubet, ekipet zinxhirë dhe kuadrin e aftë sportiv.

E gjithë kjo për t’i dhënë futbollit shqiptar (në veçanti) një dimension të ri profesionalizmi. AlbanianSport.com do t’jua sjellë këtë intervistë në dy pjesë, sot dhe nesër dhe sot është pjesa e parë.

 

– Duka, me ekskluzivitetin që i jep statuti dhe në bashkëpunim me Komitetin Drejtues, emëroi trajner italianin Edoardo Reja. Në këndvështrimin tuaj, si specialist me eksperiencë të gjatë dhe i lidhur me ngjyrat e ekipit përfaqësues, a ishte Reja zgjedhja e duhur?

– U bënë vite që në krye të ekipit përfaqësues merren trajnerë të huaj. Kjo nuk është më risi as tek ne, ndërkohë që bota e ka praktikuar këtë gjë edhe më herët. Pra, dua të them se edhe vende të tjera, federatat e tyre, marrin trajnerë të huaj në krye të ekipeve të tyre kombëtare dhe kjo është krejt normale. Në lidhje me zgjedhjen e Rejës, mendoj se presidenti Duka bëri mirë. Një italian në krye të përfaqësueses nuk është zgjedhje e keqe, përkundrazi, është zgjedhja e duhur, sepse italianët janë më afër me futbollin tonë, e kanë më të lehtë të përshtaten, mund të them se e njohin futbollin tonë. Dikush mund të thotë se Panuçi dështoi, por unë nuk dua t’i kthehem kësaj çështjeje, plus që edhe vetë e kisha mbështetur dhe jam shprehur mirë për të. Por Panuçin e penalizoi mungesa e përvojës, e cila në nivelin e ekipit kombëtar ka peshë të madhe. Zgjedhja e Rejës mendoj se është e duhura, pasi, ndryshe nga Panuçi, ky ka përvojë dhe falë saj duhet besuar se do të bëjë gjërat e duhura. Por, këtu lindin disa pikëpyetje që me kohën do të marrin zgjidhje. A do t’i përshtatet ekipi trajnerit, apo, a do t’i përshtatet trajneri ekipit? Kjo mbetet për t’u parë. Unë nuk e njoh nga afër trajnerin Reja, por kam dëgjuar e mësuar rreth përvojës së tij. Dikush mund të mendojë se ka kohën e mjaftueshme për të bërë gjërat e mëdha, por koha ikën shpejt dhe ai duhet të mendojë për sfidat e radhës. Qershori është afër dhe ekipi duhet përgatitur. Ai duhet të njihet me futbollistët, të njohë mentalitetin e ekipit, psikologjinë e futbollit shqiptar dhe të përgatitet për të bërë ndryshimet e duhura dhe rezultative.

 

– Pas shkarkimit të Panuçit u hap një debat i gjerë në media dhe rrjetet sociale, nëse trajneri i ri i përfaqësueses së futbollit duhej të ishte shqiptar apo i huaj. Natyrisht, nuk munguan komentet pro e kundër nga specialistët. Në fund kreu i FSHF-së vendosi për Rejën. Ju vetë keni shkruar artikuj dhe libra për rolin e trajnerit të futbollit shqiptar. Pse është e pamundur për një trajner vendas të drejtojë Kombëtaren?

– Kjo është një çështje që ia vlen të diskutohet. Unë jam partizan i asaj që trajnerët shqiptarë e bëjnë këtë punë dhe e bëjnë mjaft mirë. Por atyre u duhet t’u dalësh në mbrojtje, sepse trajneri tek ne luftohet shumë. U bëhen shumë ndërhyrje, gjë që nuk ndodh me trajnerët e huaj. Atyre nuk mund t’u ndërhyhet, është thuajse e pamundur. Megjithatë, siç thashë, trajnerët shqiptarë janë të aftë dhe i kanë dhënë provat. Jo vetëm në kampionat, por edhe në drejtimin e ekipit përfaqësues më parë se të merrnim të huaj, janë bërë lojëra të mira e rezultate të kënaqshme me trajnerët shqiptarë. Plus që tani bëhen kurse dhe ka një plejadë trajnerësh të rinj të apasionuar për këtë punë, madje në krye të skuadrave në kampionat kemi emra të spikatur. Por, është pikërisht kjo ndërhyrje (nga faktorë jo sportivë) që ia pamundëson trajnerit shqiptar të menaxhojë skuadrën, kurse trajnerët e huaj s’pranojnë ndërhyrje dhe kjo u jep avantazhe.

 

– Ekipi përfaqësues ka luhatje të shumta në lojë e rezultate. Grupi nuk është se ka shumë cilësi dhe pritshmëritë nuk marrin ngjyra optimizmi. Cili është mendimi juaj për grupin?

– Ne shqiptarët e kemi atë…, që duam vend të parë në botë, por cilësia sot nuk është në lartësinë e kërkuar, kontingjenti është i paktë. Dhe në futboll, kur dëmtohet qoftë një lojtar, vihet në alarm e gjithë skuadra. Sot nuk i ndjek shumë ata që luajnë jashtë, kurse këtu brenda jam më i informuar dhe i njoh pak a shumë. Por, nëse marrim të mirëqenë kontingjentin që kishte Panuçi, do ta kemi të vështirë të realizojmë objektivat madhore. Ka probleme të shumta në mbrojtje, në mesfushë dhe veçanërisht në sulm. U dëmtua sulmuesi kryesor i ekipit, mungonin golat, dhe e gjithë skuadra vuajti në këtë repart. Duhet të ketë ndryshime për mirë, patjetër, dhe është detyrë e trajnerit që të marrë maksimumin nga secili lojtar e nga e gjithë skuadra. Fundja kjo është detyra e një trajneri, që të pozicionojë lojtarët në fushë në varësi të cilësive të tyre dhe t’u marrë atyre maksimumin.

 

Vijon nesër…

 

Kush është Shyqyri Rreli?

U lind në Tiranë më 18 maj 1930

Mbaroi ILKF “Vojo Kushi” (sot Universiteti i Sporteve) më 1964

Ka punuar pedagog në këtë institucion

Mban titujt: “Mjeshtër i Sportit”, “Mjeshtër i Merituar i Sportit” dhe “Trajner i Merituar”, “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës.

 

Si trajner:

Dy herë kampion me Tiranën (ish-17 Nëntori);

Dy herë kampion i Ballkanit me Nën-21-vjeçarët.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh