Rrahmani: Për Veronën sakrifikova Ligën e Kampioneve, ajo më dha Napolin

Share Button

AlbanianSport.com 05/05/2020 23:55

ASNN – Ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi dhe tanimë një nga shtyllet e përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, në një intervistë për faqen zyrtare të Veronës në Internet, foli për përvojën e tij mbresëlënëse në Serinë A. I blerë në janar nga Napoli dhe i lënë në huazim te veronezët, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës thekson se nuk do të ishte bërë pjesë e napolitanëve pa përvojën e fituar nën drejtimin e trajnerit Juriç. “Ne i bëmë sot tamponët”, – ka rrëfyer ai, duke iu referuar gjendjes aktuale të shkaktuar nga epidemia e koronavirusit.

“Që nga dita e djeshme kemi filluar ta jetojmë jetën tonë si më parë, – ka vijuar 26-vjeçari. – Trajnimi individual? Të gjithë e dimë se është më ndryshe sesa stërvitja me ekipin. Ishte më e vështirë, nuk ka asnjë motivim.” Ish-futbollisti i Partizanit ka folur edhe për aventurën e tij në Serinë A. “Ishte një përvojë e re dhe mendoj se ia dola, – ka thënë ai. – Dhashë maksimumin, mendoj se ky është sekreti im. E kam ndjekur kampionatin italian që fëmijë. Kur je më i ri, duket shumë e vështirë, por kur ndihesh gati nuk është kaq e ndërlikuar.”

Kjo paraqitje e mirë i ka siguruar qendërmbrojtësit edhe transferimin tek Napoli. “Kur Napoli shfaqi interes, fola me trajnerin dhe drejtorin sportiv, D’Amiko, të cilët më kërkuan të isha i përqendruar në skuadër, – ka zbuluar futbollisti i lindur në Prishtinë. – Unë i garantova se do të jepja gjithmonë maksimumin.” Më tej, ai ka folur edhe për çelësin e suksesit të Veronës, por edhe për ndeshjet e tij më të mira. “Grupi vjen i pari. Ne nuk mendojmë për interesa personale, por për kolektivin. Pastaj vjen puna që ne kemi bërë gjithmonë në stërvitje gjatë gjithë javës.”

“Të mos harrojmë se jemi të bashkuar me tifozët, edhe kur humbim ata na bëjnë ta ndiejmë mbështetjen e tyre, – ka vijuar Rrahmani. – Ndeshjet më të mira? Do të veçoja atë me Juven dhe  pjesën e dytë ndaj Torinos. Ndërsa personalisht ndeshjen me të mirë kam ndoshta atë me Udinezen në shtëpi. Ose sfidat kundër Xhenoas dhe Sasuolos. Objektivi, nëse luajmë, është të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe të shkojmë në Evropë. Arma ime e fortë është dueli ajror, ndërsa e kam të vështirë të gjej të meta.”

“Ndoshta duhet të përmirësoj pak eksplozivitetin tim. Mbrojtësit më të fortë në Serinë A janë Kumbulla, Gunter dhe Boketi”,  – shton ai duke qeshur. Rrahmani zbulon se është

tifoz i Arsenalit, ndërsa i preferuari i tij ishte Tomas Vermaelen. “Ai ishte për mua një lojtar i veçantë, – ka thënë lojtari i Kosovës. – Mendoja se mund të bënte diçka më shumë, por ai pati fat të keq. Pas transferimit në Barcelona ai u ndal pak, por mua gjithmonë më pëlqente. Ai kishte aftësi drejtuese që nuk kanë të gjithë.” Ish-lojtari disa ekipeve në Kroaci është pyetur edhe për sulmuesit më të mirë në Serinë A.

“Kristiano Ronaldo, Zhervinjo dhe Boga, – është përgjigjur ai. – Ata nuk do të jenë më të fortët, por janë ata që më kanë vënë më shumë në vështirësi. Janë të shpejtë dhe shumë të fortë teknikisht.” Rrahmani është pyetur në këtë intervistë edhe për tifozët dhe numri 13 në fanellë. “Kam dëgjuar vetëm fjalë të mira për mua, ata thonë se jam i fortë, filluan të më quanin “mur”, – thotë 26-vjeçari. – Numri 13? Në 5 vitet e fundit kam veshur gjithnjë fanellën me atë numër, madje edhe në ekipin kombëtar. Dikush mendon se nuk është numër fatsjellës, por dua të dëshmoj ndryshe.”

Ndërkohë, Amir Rrahmani nuk e mohon se Verona i dhuroi Napolin, edhe pse, në fakt, mund të kishte zgjedhur ndryshe në një moment të caktuar të karrierës së tij. “Nëse do të qëndroja te Dinamo e Zagrebit, do të kisha luajtur në Ligën e Kampionëve, por kampionati kroat është më i dobët se Seria A, – ka këmbëngulur futbollisti nga Kosova. — Atëherë nuk do të mund të kisha nënshkruar me një ekip si Napoli. Po të isha në Kroaci, do të kishte qenë më e vështirë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh