Rosberg: Sezoni është ende i gjatë për të folur për titullin “kampion”

Share Button

formula-1-mercedes-hemilton-rosberg

Gjergj Vyshka 10.10.2016 18:10

Në përfundim të Çmimit të Madh të Japonisë, “Mercedes”i siglon titullin e tretë radhazi të fitimit të Kampionatit Botëror. Ndërkohë, flasin pilotët pas përfundimit të garës nëN.

N. Rosberg (Mercedes) – “Një fundjavë fantastike, shumë e madhe që nga dita e parë dhe shumë speciale që të fitosh në këtë pistë legjendare. Falënderoj skuadrën për Botërorin e tretë radhazi të fituar përpara kohe. Titulli për mua? Sezoni është ende i gjatë dhe duhet të administrojmë energjitë.”

M. Verstapen (Red Bull) – “Kishte shumë trafik, por kemi arritur të ecim shumë fort në sprintin e fundit. Është pozitive të arrish të rivalizosh me “Mercedes”-in. Vendi i dytë i kënaqshëm.”

L. Hemilton (Mercedes) – “Falënderoj skuadrën. Nuk jam shumë i kënaqur për garën time. Të rikuperoj diferencën e krijuar me Rosbergu? Unë do të jap gjithçka që kam, do të shohim se çfarë do të ndodhë.”

S. Fetel (Ferrari) – “Do të më kishte pëlqyer të isha ngjitur në podium. Kemi luftuar shumë për vendin e dytë në renditje, pastaj kemi vendosur të shkojmë dhe më larg, shpresonim që gomat e buta të zgjasnin sa më shumë. Kemi vendosur të bëjmë dy pit stop, nuk kisha objektiv të ndiqja Verstapenin. Ka shumë pritshmëri pozitive këtu në Japoni, duhet të kishim treguar të njëjtën gjë edhe në prova zyrtare. Unë dhe Kimi mund të ishim të dy në podium”.

K. Raikonen (Ferrari) – “Makina ka shkuar mirë. Të zhgënjyer duke menduar se çfarë ka ndodhur në provat zyrtare? Sigurisht, nëse do të kishim qenë përpara gjërat do të kishin shkuar më mirë, por nuk mund të bëja asgjë”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

AlbanianSport.com 03/02/2024 13:45 ASNN – Ka fituar 7 tituj “kampion”, por, prapëseprapë Ljuis Hemiltoni

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

AlbanianSport.com 03/02/2024 11:15 ASNN – Jo vetëm Ljuis Hemiltonin, por “Ferrari” dëshiron të rrëmbejë

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

AlbanianSport.com 01/02/2024 20:25 ASNN – Formula 1, Ljuis Hemiltoni, tek “Ferrari” në 2025-ën.

Hemilton: Nuk kam thënë kurrë që titulli i 8-të është pika e mbërritjes…!

Hemilton: Nuk kam thënë kurrë që titulli i 8-të është pika e mbërritjes…!

AlbanianSport.com 30/01/2024 18:55 ASNN – Befason Hemiltoni: Mund të qëndroj një vit pushim

Pas Lëklerkut me “Ferrari”-n, edhe Lando Norrisi rinovon me “MekLaren”-in

Pas Lëklerkut me “Ferrari”-n, edhe Lando Norrisi rinovon me “MekLaren”-in

AlbanianSport.com 26/01/2024 19:50 ASNN – Lando Norris rinovon kontratën, britaniku nënshkruan

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh