Roman Abramoviç nxjerr Çellsin në shitje, kërkon plot 3.3 miliardë Euro

Share Button

AlbanianSport.com 26/09/2018 20:10

ASNN – Erës së Roman Abramoviçit tek Çellsi duket se po i vjen fundi. Sipas “Blumberg TV”, pas 15 vitesh, manjati rus, po mendon ta shesë klubin. Ai ka hyrë në bisedime me “Raine Group LLC” të Nju Jorkut për të gjetur një blerës. Oferta e padronit të bluve të Londrës, që e mori klubin në 2003 kur ishte në prag të falimentimit, është plot 3.3 miliardë euro. Një shifër tepër e lartë, duke konsideruar edhe vlerat e klubeve të tjera, më të titulluara se Çellsi.

Titujt e fituar nga ky klub gjatë presidencës së Abramoviçit, për 15 vjet janë: një titull në Premier League, 5 Kupa të Federatës, dy Superkupa të Anglisë (Community Shield), dy Kupa të Ligës Angleze, një Ligë Kampionesh dhe një Ligë të Evropës. Suksese të rëndësishme, të arritura falë blerjeve të shumë futbollistëve të mëdhenj si dhe trajnerëve të rëndësishëm që e kanë drejtuar këtë skuadrës si: Murinjo, Ançeloti, Di Mateo, Benitez apo Konte.

Investime që e kanë bërë Çelsin një nga klubet më të rëndësishme të Evropës, e tani pas ardhjes së trajnerit Sarrit, manjati rus ka vendosur ta shesë klubin atij që do të bëjë ofertën më të mirë. Por në fakt ai kërkon shumë para, 3.3 miliardë euro është një shifër tepër e lartë. Gati-gati duket se është jashtë çdo parashikimi. Në të kaluarën Abramoviçi ka refuzuar një ofertë prej 2.3 miliardë sterlinash për klubin, dhe tani që ka vendosur të largohet, kërkon ta kthejë në para gjithë punën që ka bërë.

Kësisoj, ai e ka vlerësuar klubin shumë shtrenjt. Në “Stemford Bridxh” është vendosur tabela, “shitet”. Por duket se do të jetë e pamundur për shumë pak persona, shumë e ndoshta asnjë blerës. Përveç kësaj, rusi po ka probleme me famën e keqe që po i rritet si një njeri me lidhje të dyshimta me pastrimin e parave dhe elementë kriminalë, çka bëri që Zvicra t’i refuzojë lejen e qëndrimit, duke e quajtur atë madje si “kërcënim të dukshëm publik”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh