AlbanianSport.com 12/02/2019 22:55
ASNN – Ndërsa në “Old Trafford” kishte spektakël dhe emocione, ku të dyja skuadrat luajtën një ndeshje të madhe, në “Olimpico” të Romës nuk pati spektakël, pasi skuadra e Portos iu imponua Romës në pjesën më të madhe të takimit, duke i diktuar ritmin e saj. Pjesa e parë ishte mjaft e dobët për italianët, që nuk kishin as topin nën kontroll, pas në mbajtjen e sferës dominuan portugezët.
Madje dhe në rastet për gol, por diferenca do të vinte në pjesën e dytë. Për minuta të tëra mbrojtja e Portos u tregua efikase, por Zaniolo realizoi dygolëshin e tij në këtë takim, fillimisht një gol në minutën e 70-të, dhe, më pas, të dytin, 7 minuta më vonë, duke zgjidhur ngërçin e krijuar në kampin verdhekuq të Romës. Por portugezët do të reflektonin si duhet në minutën e 79-të, duke ngushtuar diferencën me anë të Lopezit.
Minutat e fundit ishin ankth për të dyja ekipet, pasi rreziku i daljes së lojës nga kontrolli ishte shumë i madh. Roma e fitoi këtë ndeshje 2-1, por me shumë frikë dhe aspak bindëse në lojën e saj. Porto humbi, por goli në fushën kundërshtare e bën të ëndërrojë për ndeshjen e kthimit, pasi portugezët do ta luajnë atë në fushën e tyre dhe do të kenë një shans të përmbysin.
Sidoqoftë, fitorja favorizon Romën për kualifikimin, edhe pse rezultati është mjaft i ngushtë.
Liga e Kampioneve
Turi i 16-shes:
Mancester Junajtid – Paris SG 0-2
Roma – Porto 2-0