Gjergj Vyshka 18.08.2016 16:45
Federata Shqiptare e Ndeshjes së Lirë-MMA ka bërë të ditur se, nga data 22, deri më 26 nëntor 2016, në Pragë do të zhvillohet Kampionati Evropian i këtij sporti. Dhe ka mundësi që luftëtarët shqiptarë të përgatiten për këtë turne madhor e ndërkohë të tërheqë dhe mbështetjen e institucioneve shtetërore të sportit për më shumë mbështetje.
Mbështetja u kërkua sidomos për faktin se ky është turneu i parë që Federata Shqiptare e Ndeshjes së Lirë-MMA ftohet të marrë pjesë zyrtarisht. Ftesa e konfirmuar është për sportistin kampion të Ballkanit, Ermal Hadribeaj. “Do të bëjmë gjithçka që të jemi prezent edhe me sportistët të tjerë, me më të mirët që dolën kampionë në “GLADIATOR 4” në Sarandë”, njoftoi Federata Shqiptare e Ndeshjes së Lirë-MMA.
“Ndeshjet e Lira” përbëhen nga sportet luftarakë dhe artet marciale, përfshi dyluftimet në kafaz. Me presidentin Arjan Rizaj, efektiv “Komando” i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Federata tha se në atë “organizim madhështor kemi shansin të përfaqësohemi denjësisht”. “Ky është një Kampionat Evropian që zhvillohet nën udhëheqjen e institucionit Botëror IMMAF”, njoftoi Federata.
Shqipëria është një nga vendet ballkanike që konkurron për lavdi në Kampionatin Botëror IMMAF për MMA amatorë dhe me një luftëtar në ekipin e tyre ata do të jenë ekipi me mundësi më të vogla nga Evropa Juglindore.