Gjergj Vyshka 07.02.2015 18:05
Pas “Telesport”-it, edhe “Supersport”-i ka bërë transmetimin e drejtpërdrejtë të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, teksa ka pasur si specialist anëtarin e kryesisë së Federatës Shqiptare të Volejbollit, Artan Pogoni.
Ajo që duhet pranuar është se shikueshmëria ka qenë e lartë. Kanë qenë të pranishëm presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Adrian Doçi, sekretari i përgjithshëm Leonard Tase, anëtarët e kryesisë Erlind Pëllumbi dhe Albenc Vokopola.
Pa harruar presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, apo dhe një sërë specialistësh ndër vite të rrjetës shqiptare. Në përfundim gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke shtuar dhe finalen, kanë tërhequr një audiencë shumë të madhe.