AlbanianSport.com 26/11/2018 22:50
ASNN – Klubi i futbollit te Arsenalit, që të dielën shijoi ndeshjen e 17-të pa humbje në Premier Ligën Angleze, kanë shpalosur një pajisje të mbushje akumuluese të baterive që mund të grumbullojë energji të mjaftueshme për 60 mijë ulëset në Stadiumin Emirates” në një ndeshje
Bateria 2 megavat me lithium-ion, e prodhuar nga “Pivot Power LLP” do t’i lejojë klubit të futbollit që të blejnë energji elektrike, kur është shumë më lirë dhe ta përdorin atë në kohë të kulmit të konsumit. Arsenali thuhet se planifikon të shtojë edhe një megavat akumulim për verën e ardhshme.
Bateria do të gjenerojë të ardhura për klubin duke ndihmuar për të baraspeshuar balancimin e kërkesave nëpërmes frekuencave-që është një kontratë e nënshkruar nga ta me “National Grid Plc”. Do të kërkojë që të aplikohet sa më shpejt që në njoftimin e dytë për të ndihmuar në stabilizimin e frekuencave të rrjetit.
“Projekti thekson rolin e rëndësishëm që mund të luaj akumulimi për përmbushjen e objektivave të qëndrueshmërisë”, – ka thënë Xhejms Frith, një analist i “BloombergNEF”. “Derisa shpenzimet e sistemeve të akumulimit vazhdojnë të bien, BNEF pret që të sheh më shumë më shumë nga projekte të tilla”.
Arsenali është po ashtu skuadra e parë e futbollit që ka ndryshuar 100 % energjinë elektrike të marrë nga natyra, të prodhuar nga “Octopus Energy” dhe klubi ka instaluar drita LED që shpenzojnë 30 për qind më pak energji. “Pivot Power” ka për qëllim që të vendosë bateri më 50 megavat energji në 10 harta brenda 18 muajve për të mbështetur infrastrukturën e makinave elektrike.
“Arsenali po tregon se si klubet e futbollit dhe përdorues të tjerë të mëdhenj të energjisë mund të kursejnë para dhe të mbështesin ndryshimet klimatike dhe ta pastrojnë ajrin, -ka thënë shefi ekzekutiv i “Pivot Power”, Matt Allen. – Bateritë janë në qendër të kohës së re, për të krijuar kosto efektive, ekonomi me dioksid të ulët të karbonit dhe ne jemi gati që të ndihmojmë qeveritë, autoritetet lokale dhe bizneset që të shfrytëzojnë këtë mundësi që ato ofrojnë”.