Rio Ferdinand bën “mea culpa”: Alkooli desh më shkatërroi karrierën

Share Button

AlbanianSport.com 22/01/2019 14:45

ASNN – Shumë para, shumë alkol, që sjellin shumë gjëra të tjera të këqija. Historia e futbollit është plot me lojtarë që kanë abuzuar me fizikun e tyre, duke e mbushur me pije alkoolike. Përveç Xhorxh Best, që mbetet emblema e këtij abuzimi, ai ka edhe shumë shokë të tjerë të këtij lloji. I fundit që ka abuzuar me alkoolin është Rio Ferdinand, që sot është opinionist, e që vajton faktin se si kanë shkuar gjërat kur ka qenë futbollist. Numri i trofeve të fituar nuk hyn fare këtu, por të vishje bluzën e Mançester Junajtid ka patur dobinë e vet në këtë drejtim.

Rio do të donte të kujtonte gjithçka, por disa pjesë të jetës së tij janë fshirë, sepse në moshën djaloshare ka pirë shumë alkool. Ka rrezikuar shumë për shkak të alkoolit, që kur ishte një nga yjet e Uest Hemit. Në sezonet e luajtura në “Apton Park”, Rio Ferdinand ka përdorur shumë bërrylat, e jo vetëm në fushë, e për këtë sot i vjen shumë keq. Ish-mbrojtësi ka treguar ndodhitë e tij në mikrofonin e “The Guardian”: “Kur isha i ri, isha i çmendur. Jam konfuz për disa pjesë të karrierës time, njerëzit flasin për disa momente të lojës, e unë ulem dhe mendohem.”

“Nuk e kam idenë se për çfarë po flasin, nuk më kujtohet”, – pohon ish-qendërmbrojtësi shtatlartë. E atëherë ai vazhdon: “E kam ekzagjeruar. Mund të pija, 8, 9, 10 gota me birrë. Pastaj kaloja te vodka. Mund të rrija gjithë ditën duke pirë.” Çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do ta kishte ekzagjeruar kaq shumë? Ferdinand ka prekur fundin gjatë viteve me Uest Hemin dhe për këtë i vjen keq. “Atëherë ekzistonte një kulturë tjetër, ndryshe nga kjo sot, – kujton ai. – Kur isha me Uest Hemin mendonim për futbollin, duke pirë në klubet e natës.”

“Njerëzve që më pyesin a kam ndonjë peng si lojtar, iu them se nuk duhet të pija aq shumë alkool, – vijon ish-futbollisti. – Sot kanë ndryshuar shumë gjëra, futbollistët bëjnë një jetë më të shëndetshme, meritë kjo e trajnerëve të huaj, që në 20 vitet e fundit kanë arritur të zëvendësojnë kulturën britanike me të cilën u rritëm dikur në Premier Ligë”. E në fund Ferdinand tregon: “Kam qenë me fat sepse kam patur një aftësi natyrale për ta kaluar atë periudhë të jetës time”. Pra Rio ka rrezikuar shumë përpara se të bëhej Ferdinand, legjenda e Mançester Junajtid.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh