Gjergj Vyshka 06.08.2016 12:30
Shumë e bukur ceremonia që i ka paraprirë hyrjes së atletëve, apo 207 ekipeve pjesëmarrëse në Lojërat e 31-ta Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” në Stadiumin “Marakana”.
Një ceremoni e firmosur nga italiani Marko Balish. Nën shenjën e tolerancës, të së ardhmes, mbështetjes dhe paqes, por mbi të gjitha me një homazh për Brazilin mes historisë, ngjyrave dhe muzikës.
Emocione me “Pais tropikal” e kënduar nga Horgen Ben dhe me Zhizelë Bundshen që sfiloi për herë të fundit mes të cilave dhe më të spikaturën “Garota de Ipanema” e luajtur nga i nipi Tom Zhobim.
Pastaj Zhilberto Zhil dhe Kaetano Veloso kanë qenë për finalen e madhe.