Gjergj Vyshka 08.08.2016 14:25
Shtangistja që mungoi në ceremoninë e hapjes për shkak të mungesës së uniformës ka zënë vendin e dytë në Baterinë B. Tashmë radha e Briken Caljes. Evangjeli Veli është renditur e 8-ta në peshëngritje në peshën deri në 53 kilogram. Në fakt ajo ka konkurruar në Baterinë B pas së cilës është renditur e dyta. E ka nisur mirë shkëputjen, teksa në tre prova është e suksesshme me 68 kg, 72 kg dhe 75 kg.
Në shtytje e ka nisur mirë në provën e parë me 88 kg. Po kështu është e suksesshme dhe në të dytën me 90 kg, mirëpo në të tretën e ka djegur provën me 96 kg. Gjithsesi me 165 kg në dygarësh është e dyta në Baterinë B dhe e teta në renditjen e përgjithshme pas përfundimit të Baterisë A. Mbrëmë, në garën finale, është dalluar peshëngritja nga Tajlanda Hsu Shu-Shing, e cila ka merituar medaljen e artë.
Ajo ngritur 212 kg në dygarësh, 100 kg në shkëputje dhe 112 në shtytje. Dhe 25-vjeçarja ka dominuar një podium që është qind për qind aziatik. Sepse në vendin e dytë ka ardhur filipinasja Hidilin Diaz me 200 kg në dygarësh, 88 kg në shkëputje dhe 112 kg në shtytje, dhe në vendin e tretë koreanojugorja Jon Jin Hin me 199 kg në dygarësh, duke pasur 88 kg në shkëputje dhe 111 kg në shtytje.
Sidoqoftë, vendi i 8-të i Velit, e ardhur vetëm një javë para startit të Lojërave Olimpike, është sukses për të.
Rezultatet teknike të peshën 53 kg në peshëngritje
1) Hsu Shu-Shing (Tajvan) 212 kg
2) Hidilin Diaz (Filipine) 200 kg
3) Jon Jin Hi (Kore e Jugut) 199 kg
8) EVANGJELI VELI (SHQIPËRI) 165 KG