AlbanianSport.com 10.08.2016 17:05
ASNN – Një tjetër garë, një tjetër medalje dhe një tjetër faqe e artë e historisë së notit botëror. Kjo është me pak fjalë Olimpiada e Rios për amerikanin Majkëll Felps, i cili fitoi edhe dy gara të tjera, duke e çuar bilancin e tij historik, një rekord i të gjitha kohërave, në 21 medalje të arta dhe duke përjetësuar kështu statusin e tij legjendar.
Në një shpalosje të paharrueshme të fuqisë olimpike, Majkëll Felpsi fitoi edhe dy gara të tjera, duke e çuar bilancin e tij historik, një rekord i të gjitha kohërave, në 21 medalje të arta dhe duke përjetësuar statusin e tij legjendar. Felpsi e mposhti japonezin Masato Sakai me vetëm 4 të qindtat e sekondës, duke marrë të artën në 200 m flutur.
Dhe, më pas, e udhëhoqi katërshen amerikane drejt triumfit në stafetën e 4 x 200 metrave stil i lirë. Tanimë 31 vjeç dhe medalisti i artë më i vjetër në historinë e notit nëpër Olimpiada, Felpsi ka treguar se mbetet mbreti i pishinës. Pasi fitoi më herët medaljen e 20-të të artë në 5 Lojëra Olimpike, duke mundur rrugës edhe rivalin e vjetër, Çed lë Klos, Felpsi qëndroi në ujë si një perandor romak.
Amerikani kthehet të mërkurën në mbrëmje në pishinë me synimin për një tjetër medalje, atë të 200 metrave individuale të përziera dhe për të shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e notit botëror.