Rio 2016 / Tjetër “gafë olimpike”, regjistrohet gabim bateria e Sidni Hoxhës

Share Button

Stermasi-Calja-Prizreni-Hoxha

Gjergj Vyshka 08.08.2016 08:55

Babai i notarit: “Nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen teknike dhe e kanë regjistruar me kohën 29”3, që nuk e tija. Për rrjedhojë është në baterinë e parë me notarë që notojnë 35-40 sekonda. S’ka kuptim.” Delegacioni shqiptar në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” vazhdon të goditet nga problemet dhe skandalet. E thënë ndryshe një çorganizim i organizuar me zyrtarë që, për fat të keq, duket se kanë shkuar për pushime në Rio.

Pas skandalit me Evangjeli Velin, e cila nuk kishte uniformë për të dalë në ceremoninë hapëse, por ndër të tjera nuk ishte as në foton zyrtare, vjen një tjetër problem. “Sidni po shqyrton edhe mundësinë që të vendosë të tërhiqet nga gara”. Ky është lajmi që vjen nga i ati i notarit, pjesëmarrësit për tre Lojëra Olimpike për Shqipërinë, rekordmenit kombëtar të disa garave, Shpëtim Hoxha.

Siç dihet, Sidni duhet të marrë pjesë në 50 metra stil i lirë, sepse Federata Botërore e Notit më 29 qershor nuk ia ka konfirmuar normën e dytë në 100 metra stil i lirë. “Mirëpo, – thotë Hoxha, – e kanë regjistruar me kohën 29 sekonda e 3 të qindtat, që nuk e tija. Sepse nuk kanë shkuar në mbledhjen teknike, atje ku deklarohen kohët e notarëve pas së cilës bëhet dhe ndarja e notarëve nëpër bateri.”

“Jam lidhur me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, të cilët më kanë siguruar se do ta rregullojnë, kurse nga Federata Shqiptare e Notit më kanë thënë që nuk mund të bëhet, – ka vijuar ai. – Sidni dihet që noton në kufijtë e 22 sekondave dhe 5 të qindtave, dhe të jetë në një bateri me notarë të vendeve të ulta, që notojnë 50 metra stil i lirë me kohën 35-40 sekonda, nuk ka kuptim.”

“Ndaj dhe mund të tërhiqet e mund të mos garojë, por do të shohim”, përfundon i ati i notarit, pjesëmarrësit për tre Lojëra Olimpike për Shqipërinë, rekordmenit kombëtar të disa garave, Shpëtim Hoxha. Një lajm i rëndë, ndërsa zyrtarisht është thënë që do të konkurrojë më 11 gusht në ora 18:02. Por tashmë nuk është e sigurt nëse Sidni Hoxha, për shkak të regjistrimit jo si duhet nga zyrtarët shqiptarë, do të marrë pjesë në garë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh