AlbanianSport.com 12.08.2016 17:05
ASNN – Spanja ka kapërcyer një kërcënim terrorist si dhe një sfidë fillestare të afrikanëve, duke triumfuar 96-87 ndaj Nigerisë në turneun e basketbollit për meshkuj.
Në fakt, ndeshja u zhvillua në një pallat sporti që, ndonëse 16,000 vendësh, ishte plotësisht i boshatisur, pasi forcat e sigurisë kryen një shpërthim të kontrolluar të një pakoje të dyshimtë në një nga korridoret e tij.
Për këtë arsye, sportdashësit u mbajtën jashtë pallatit të sportit “Karioka Arena”, ndërsa basketbollisti spanjoll, Po Gasol, përshkroi edhe atmosferën e krijuar.
“Ne e dëgjuam shpërthimin, por nuk e dinim saktësisht se ç’po ndodhte, – tha ai. – Thjesht pamë njëri-tjetrin dhe po pyesnin se çfarë po ndodhte.”
Spanja tanimë përballet në dy ndeshjet e fundit në grup me dy rivalet e forta, Argjentinën dhe Lituaninë.