Gjergj Vyshka 12.08.2016 20:45
Ajo që është e vërtetë dhe që duhet thënë është fakti se më 17 gusht 2016, Sidni Hoxha “djeg shaminë e beqarit” në Tiranë, ndërsa më 8 shtator 2016, dasma “e kthimit” do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E për rrjedhojë për t’i thënë që në Rio: “Të trashëgohesh!”, shefi i misionit të Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, Gjergji Ruli, ka organizuar një festë të vogël.
Me pjesëmarrjen e notares tjetër Nikol Merizaj, të trajnerëve Vildan Tufi dhe Leonard Toska, por dhe të doktorit të ekipit olimpik në Rio, Mel Ostrani, Sidni Hoxha është uruar dhe për rekordin e ri kombëtar në 50 metra stil i lirë; 22”80 aktualisht, 22”87 ishte në Berlin 2014.