Rio 2016 / Sidni Hoxha dhe ajo që mund të kishte qenë ndryshe…

Share Button

Noti-Sidni-Hoxha-hedhja

Nga Gjergj Vyshka 12.08.2016 08:50

Sidni Hoxha, notari më i mirë shqiptar i kohëve të fundit, për më tepër pjesëmarrës në tre olimpiada për vendin tonë (Pekin 2008, Londër 2012, Rio 2016), dje ka marrë një fitore në baterinë e parë kualifikuese në 50 metra stil i lirë për t’i mbyllur gojën të gjithë atyre që nuk e deshën. Sepse në të vërtetë, përtej dëshirës për të treguar “e-mail”-et e korrespondencës me Federatën Botërore të Notit, gjërat nga nisin mbrapsht që nga Federata Shqiptare e Notit.

Pasi konfirmimet e dy normave B në 50 dhe 100 metra stil i lirë nuk ishte e vështirë t’i merrej, aq më tepër që ai ka bërë gara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ata që sot ngjiten lehtësisht në podiumin e medaljeve. E më tej akoma vazhdon me gafat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar që mungon në mbledhjen teknike, pasi nuk shkon as trajneri që është vendosur për të shoqëruar dy notarët Merizaj e Hoxha, dhe regjistrohet në 50 metra stil i lirë me një kohë që nuk është e tij.

Madje, sipas të gjitha burimeve, në mbledhjen teknike nëse do të ishin pyetur drejtuesit e delegacionit shqiptar, jo vetëm që kishte vend për të shtuar Hoxhën të paktën në 100 metra stil i lirë, por me krahëhapur për rritjen e audiencës së notit në Lojërat Olimpike do ta kishin shtuar dhe një bateri me shqiptarin e me të tjerë notarë që më shumti delegacionet olimpike i pyesin dhe marrin konfirmimin e sportistit nëse duan të garojnë apo jo.

Mirëpo nuk ndodh… Hoxha është në baterinë e parë, ndërsa është e dukshme me sy diferenca që ka ai me kundërshtarët e tij, aq sa me vendin e parë bëhen gati dy sekonda diferencë. 22”80 që konfirmon formën optimale të këtij sportisti, që me një dashamirësi më të madhe në trajtim, mund të kishte dhënë dhe më shumë. Nuk është faji i tij që në 12 bateri eliminatore, i fundit i kualifikuar më tej është me kohën 22”10. E megjithatë Hoxha e bëri garën e tij.

Fitoi në baterinë e parë dhe theu rekordin kombëtar nga 22”80 në 22”87.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh