Gjergj Vyshka 12.08.2016 07:55
Nënkampionia e Evropës në 3,000 metra me pengesa, shpresa e vetme e Shqipërisë për medalje olimpike, është në terapi intensive me dy fizioterapistë, Sidita Haxholli dhe Alban Merepeza. Trajneri Stërmasi: “Frika ekziston…!”
Lajme jo fort të mira nga kampi olimpik shqiptar në Rio. Luiza Gega, nënkampionia e Evropës në 3000 metra me pengesa, shpresa e vetme e Shqipërisë për medalje olimpike, tashmë e ka vënë veten në një pikëpyetje të madhe për pjesëmarrjen në gjysmëfinale të shtunën në ora 15:05 të shtunën.
Thembra e Akilit në këmbën e majtë i ka bërë të gjithë që një frikë e tillë të ekzistojë, sepse sipas trajnerit të saj, Taulant Stërmasi, mund të bllokohet gjatë garës në kalimin në pengesa. Për rrjedhojë është në terapi intensive, ndërsa më parë ka pasur dhe një shqetësim në shpinë, që tashmë ka kaluar.
Ndoshta duart e arta të dy fizioterapistëve, Sidita Hoxholli dhe Arben Merepeza, ky i fundit është pjesë e ekipit olimpik të Kanadasë, mund ta kthejnë plotësisht në garën të voglën e artë të atletikës shqiptare.