“Rio 2016” / Po Gasol: Më tepër qartësi për virusin “Zika” në Brazil

Share Button

Po-Gasol

AlbanianSport.com 31.05.2016 21:15

ASNN – Basketbollisti i famshëm spanjoll, Pau Gasol, ka kërkuar nga autoritetet përkatëse qartësi lidhur me shpërthimin e virusit “Zika” në Brazil, para se të vendosë nëse do të garojë në Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro, në gusht të këtij viti. Qendra e skuadrës së NBA-së, Çikago Bulls, ka përfaqësuar vendin e tij në tri edicionet e kaluara të Lojërave Olimpike.

Por ai thotë se nuk ka informata të mjaftueshme për shpërthimin e virusit që është i lidhur me defekte serioze në lindje. “Unë ndiej përgjegjësi për të rritur ndërgjegjësimin dhe për t’u informuar për diçka që nuk po flasim mjaftueshëm dhe që është shumë e panjohur, – ka thënë 35-vjeçari, i cituar nga “Reuters”. – Lojërat Olimpike mund të jenë mundësi për këtë virus që të përhapet.

“Unë dua që shëndeti i sportistëve, tifozëve dhe familjeve që udhëtojnë në Rio të jetë në rend të parë, – ka këmbëngulur basketbollisti iberik. – Nuk do të më befasonte mua nëse sportistë të caktuar vendosin që të mos marrin pjesë në mënyrë që mos të rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre.” I pyetur nëse ai është midis atyre sportistëve që po shqyrton mundësinë e mospjesëmarrjes, Gasol ka qenë i qartë.

“Unë jam duke e shqyrtuar këtë si çdo sportist apo person tjetër që po mendon të shkojë në Rio, – ka sqaruar ai. – Disa nga bashkëlojtarët e mi janë duke menduar të nisin një familje në të ardhmen e afërt dhe ata nuk mund të rrezikojnë shëndetin e fëmijëve të tyre apo bashkëshorteve.” Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) ka refuzuar një ftesë të shtunën për të dhënë alarmin se Lojërat Olimpike duhet të shtyhen.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh