AlbanianSport.com 12.08.2016 14:20
ASNN – Në atë ishte vetëm hera e tretë në historinë e finaleve të notit në Olimpiada që medalja e artë ndahet, dy notare, njëra kanadeze e tjera australiane, ndanë vendin e parë dhe medaljen e artë në 100 metra stil i lirë, me kohën identike prej 52 sekondash e 70 të qindtash. Teksa e arritën këtë, adoleshentja kanadeze, Peni Oleksiak, dhe amerikania Simonë Manjuell, thyen edhe një numër rekordesh të tjera.
Në një përkim të rrallë, adoleshentja kanadeze, Peni Oleksiak, dhe amerikania Simonë Manjuell, mbërritën të dyja saktësisht në të njëjtën kohë në finishin e 100 metrave stil i lirë në notin e femrave në Olimpiadën e Rios. Dy notaret ndanë vendin e parë dhe medaljen e artë me kohën identike prej 52 sekondash e 70 të qindtash, duke shënuar herën e tretë në historinë e finaleve të notit me Olimpiada, që medalja e artë ndahet.
Hera e parë që ka ndodhur një gjë e tillë ishte gjithashtu gara e 100 metrave stil i lirë më 1984-ën në Los Anxhelos, kur Kerri Stainsajfer dhe Nensi Hogs’hed ndanë medaljen e artë, ashtu sikundër bënë në vitin 2000 dy amerikanët, shokë skuadra, Geri Holl dhe Entoni Irvin në garën e 50 metrave stil i lirë.
Ndërkohë që Manjuell u bë afrikano-amerikania e parë që merr medalje individuale në not, Oleksiak, e cila është vetëm 16 vjeç, u bë sportistja e parë e lindur këtë mijëvjeçar që merr medalje, si dhe kanadezja e parë që merr medalje të artë në not që nga viti 1992.