AlbanianSport.com 07.08.2016 13:30
ASNN – Noti është sporti që po trazon ujërat në këtë fillim të Lojërave të 31-ta Olimpike Verore “Rio 2016”, pasi, bashkë me shpëndarjen e medaljeve të para, kanë nisur të thyhen edhe rekorde botërore.
Kështu, pak orë pasi anglezi Adam Piti vendosi nje rekord të ri botëror në baterinë e 100 metrave stil bretkosë për meshkuj, është hungarezja Katinka Hoszu ajo që e ka shpartalluar rekordin e garës së 400 metrave të përziera për femra.
Ajo ka vendosur kohën e re prej 4 minutash, 26 sekondash dhe 36 të qindtash, që ishte afro 3 sekonda më shpejt se rekordi i mëparshëm. Hungarezja e dominoi plotësisht garën, duke e lënë plot 5 sekonda prapa amerikanen Dirado dhe 6 sekonda spanjollen Garsia Belmonte.
Tabela e Medaljeve të Lojërave Olimpike “Rio 2016”
Skuadra Ar Argjend Bronz
Argjentina 1 – –
Belgjika 1 – –
Hungaria 1 – –
Korea e Jugut 1 – –
Rusia 1 – –
SHBA 1 1 –
Vietnami 1 – –
Brazili – 1 –
Danimarka – 1 –
Italia – 1 –
Kazakistan – 1 1
Kina – 1 3
Japonia – – 2
Australia – – 1
Polonia – – 1
Uzbekistan – – 1