Gjergj Vyshka 09.08.2016 12:30
E ka nisur Sjostrom në 100 flutur, e ka vazhduar anglezi Adam Piti në 100 metra bretkosë, teksa e ka përmirësuar këtë rekord dy herë brenda tre ditë dhe e ka mbyllur amerikania Katie Ledecki në 400 metra stil i lirë. Gjashtë rekorde në dy ditë, noti s’ka frena.
Në fakt, ai është sporti që nuk po di të ndalet në Lojërat e 31-ta Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Tre rekorde në ditën e parë të finaleve, ndonëse kanë qenë dy dhe një në garat kualifikuese, e tre rekorde në ditën e dytë të finaleve e sportet e ujit nuk po kanë frena.
Gjashtë rekorde botërore të përmirësuara, duke i shtuar këtu dhe rekorde olimpike e kontinentale, ndërsa noti është bërë sporti i çudirave. Aq sa thyhen rekorde si në asnjë disiplinë sportive tjetër. Në ditën e dytë të garave ka qenë radha e femrave për të përmirësuar këto rekorde.
E ka nisur suedezja Sjostrom në 100 metra flutur, që kështu i ka dhënë shteti nordik medaljen e parë të artë. E ka vazhduar i zakonshmi Adam Piti në 100 metra bretkosë për ta mbyllur amerikania Ledeki në 400 metra stil i lirë. Një sport që mbetet gjithnjë modeli i Lojërave Olimpike me befasi të papara në çdo disiplinë sportive.
LOJËRAT OLIMPIKE “RIO DE ZHANEIRO 2016”
Tabela e Medaljeve të Lojërave Olimpike
Skuadra Ar Argjend Bronz
Kina 4 2 4
Australia 3 – 3
Italia 3 4 2
Japonia 3 – 7
SHBA 3 6 4
Hungaria 2 – –
Korea e Jugut 2 1 1
Rusia 2 4 3
Tajlanda 2 1 1
Argjentina 1 – –
Belgjika 1 – 1
Brazili 1 – –
Britani e Madhe 1 1 2
Holanda 1 – –
Kosova 1 – –
Kroacia 1 – –
Suedia 1 1 –
Tajvani 1 – 2
Vietnami 1 – –
Afrika e Jugut – 1 –
Azerbajxhan – 1 –
Brazili – 1 –
Danimarka – 1 –
Franca – 1 –
Filipine – 1 –
Indonezia – 1 –
Kanadaja – 1 1
Kazakistan – 1 1
Korea e Veriut – 1 –
Mongolia – 1 –
Ukraina – 1 1
Zelanda e Re – 1 –
Uzbekistan – – 2
Greqia – – 1
Gjeorgjia – – 1
Polonia – – 1
Portugalia – – 1
Spanja – – 1