AlbanianSport.com 08.08.2016 16:15
ASNN – Falë një notimi të fuqishëm të Majkëll Felpsit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë triumfuar në stafetën e 4 x 100 metra stil i lirë. Kjo ishte medalja e 23-të olimpike për Felpsin dhe medalja e 19-të e artë, çka e bën atë sportistin që ka fituar më tepër medalje në Lojëra Olimpike.
Franca u rendit e dyta, ndërsa Australia mori vendin e 3-të në këtë stafetë. Pas 100-metërshit të parë, ku Kaleb Dreseli mbeti prapa francezëve, Felpsi shpërtheu në pishinë, duke u dhënë amerikanëve kryesimin e garës.
Dy notarët e tjerë të stafetës, Rajën Helldi dhe Nejtën Adriani nuk e dorëzuar këtë kryesim, duke u dhënë amerikanëve kohën 3 minuta, 9 sekonda e 92 të qindtat dhe duke i dhënë fund dominimit të francezëve në këtë garë në dy Botërorët e fundit dhe në Olimpiadën e fundit, “Londër 2012”.
“Ishte stafeta ime e fundit dhe më e paharrueshme e 4 x 100 metrave dhe është një ndjesi e shkëlqyer që e fituam”, – ka deklaruar Felpsi pas garës.
LOJËRAT OLIMPIKE “RIO DE ZHANEIRO 2016”
Tabela e medaljeve të vendeve pjesëmarrëse:
Skuadra Ar Argjend Bronz
Australia 3 – 2
Hungaria 2 – –
Italia 2 3 2
Koreja e Jugut 2 1 1
Kina 2 2 3
Argjentina 1 – –
Belgjika 1 – –
Japonia 1 – 6
Holanda 1 – –
Kosova 1 – –
Tajvani 1 – 1
Rusia 1 2 2
SHBA 1 5 1
Tajlanda 1 – –
Vietnami 1 – –
Brazili – 1 –
Danimarka – 1 –
Filipine – 1 –
Indonezia – 1 –
Kazakistan – 1 1
Suedia – 1 –
Zelanda e Re – 1 –
Uzbekistan – – 2
Greqia – – 1
Kanadaja – – 1
Polonia – – 1
Spanjë – – 1