Rio 2016 / Konfirmohet Iton, por bien idhuj të tjerë tradicionalë në atletikë

Share Button

Atletika

Gjergj Vyshka 20.08.2016 07:55

Në gjyle befason amerikani Rajan Krjuzer. Më pas amerikanët do të ishin fitues dhe në dhjetëgarësh e në 400 metra me pengesa. Shtiza është për kroatet, 50 kilometra ecje sportive për sllovakët. Dhe në fund Kina, e cila vë shenjën e saj në 20 kilometra ecje sportive për femra. Atletika po i shkon fundit të garave, sepse së bashku me të përfundojnë lojërat olimpike.

Me një hedhje në kufinjtë e 22.52 metrave, që është rekord i ri olimpik, amerikani Rajan Krjuzer ka marrë medaljen e parë të artë në karrierën e tij të enjten në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Atleti 23-vjeçar, i vetmi që ka kaluar kufinjtë e 22 metrave gjatë konkurrimit në finalen e hedhjes së gjyles, ka lënë nga pas bashkatdhetarin e tij Xho Kovaç 21.78 metra, që vitin e kaluar ishte shpallur “kampion bote”.

Neo-zelandezi Tomas Uollsh është medalje bronzi në lartësinë 21.36 metra. Amerikani i ka dhënë kështu fund mbretërimit të polakut Tomas Majevski, “kampion olimpik” në Pekin dhe në Londër, vetëm i 6-ti me 20.72 metra në Rio.  Ndërkohë, dhjetëgarëshi ka shkuar për të zakonshmin Iton. Plot 68 vjet kishte Franca që nuk ngjitej në podiumin e medaljeve në Lojërat Olimpike në përfundim të dhjetëgarëshit.

Kevin Majer, i dyti përpara garës së fundit, 1500 metra, në Rio i kishte të gjitha mundësitë t’ia merrte titullin amerikanit Eshton iton me më shumë se 6 sekonda, sepse vetëm kështu mund të mbërrinte tek medalja e artë. Por në fund ka qenë i detyruar të ishte i kënaqur me medaljen e argjendtë, përtej pretendimeve, që ka qenë e para për të në pjesëmarrjet në Lojërat Olimpike.

Majer ka sulmuar fort në 1500 metra, madje pafundësisht duke u munduar të mbajë ritmin e specialistëve të kësaj gare (i 5-ti, teksa kishte humbur dy sekonda nga Itoni). Megjithatë s’ka shumë rëndësi. Nëse titulli olimpik sot duket i pakapshëm, francezi e ka pasur një meritë sepse ka thyer rekordin kombëtar të vendit të tij me 8,834 pikë, rekord që mbahej nga Kristian Plaziat me 8574 pikë në 1990.

Ndërkohë, pritej që ta marrë menjëherë komandën e garës në dorën e saj dhe Dalilah Muhamad, 26 vjeç, e ka bërë këtë gjë. Amerikania, nënkampione bote më 2013-ën, e ka pushtuar të gjithë pistën të enjten në finalen e 400 metrave me pengesa dhe në fund me një gjysmë sekonde më përpara se rivalet e saj është shpallur fituese. Me 53”13 ajo është përpara danezes Sara Slot Petersen 53”55 dhe amerikanes Eshli Spenser 53”72. E kësisoj Dalilah Muhamad ka marrë medaljen e parë të artë të karrierës së saj. Kurse Barbora Spotakova nuk është shpallur dot kampione e trefishtë olimpike në hedhjen e shtizës, ndërsa më parë kishte fituar medaljet e arta në këtë disiplinë në Pekin dhe në Londër. E reja kroate, Sara Kolak, 21 vjeç, ka privuar çeken nga medalja e artë, që me shumë vështirësi ka dalë e 3-të, dhe është medaliste e re e Lojërave Olimpike “Rio 2016”.

Afrikano-jugorja Sinet Vilojen, medalje e argjendtë, e ka kryesuar garën me një hedhje në kufinjtë e 64.92 metrave. Kolaku, medalje e bronztë në Kampionatin Evropian të korrikut në Amsterdam, ka pasur nevojë për pesë hedhje për të përmirësuar paraqitjen e saj, 66.18 metra. Përpara se të realizonte një rekord të ri kombëtar për Kroacinë, Kolak mbante vendin e 6-të.

Kinezet të arta në 20 kilometra ecje – Koha më e mirë sezonale nuk ka mjaftuar për Antonela Palmizanon për t’u ngjitur në podiumin e medaljeve në përfundim të garës së 20 kilometrave ecje sportive për femra. Atletja puljeze në Rio e ka ndalur kronometrin në 1h29’03”. 21 sekonda larg vendit të tretë, apo medaljes së bronztë, atje ku është ngjitur kinezja Lu.

Si dhe është 27 sekonda nga vendi i parë, që përsëri është arritur nga një tjetër atlete kineze Liu, e cila në një garë të ekuilibruar për dy sekonda më pak ka mundur meksikanen Gonzales. Një provë shumë e mirë dhe e madhe për kinezet, sepse pas Palmizanos në vendin e 5-të edhe Kiexheng. Elisa Riguardo është në vendin e 11-të me 1h31’04”, ndërsa nuk e përfundon garën për shkak skualifikimi Eleonora Xhiorxhi.

 

Rezultatet teknike të ditës së shtatë të atletikës

 

Hedhje gjyle – Meshkuj

1)         Rajan Kruzer (SHBA)                                  22.52 metra

2)         Xhoe Kovaç (SHBA)                                   21.78 metra

3)         Tomas Valsh (Zelande e Re)                     21.36 metra

 

Dhjetëgarësh – Meshkuj

1)         Ashton Eaton (SHBA)                                 8853 pikë

2)         Kevin Majer (Francë)                                   8834 pikë

3)         Damian Varner (Kanada)                           8666 pikë

 

400 metra me pengesa – Femra

1)         Dalilah Muhamad (SHBA)                         53”13

2)         Sara Slot Petersen (Danimarkë)               53”55

3)         Eshli Spenser (SHBA)                                53”72

 

Hedhje shtize – Femra

1)         Sara Kolak (Kroaci)                                     66.18 metra

2)         Synet Vilojen (Afrika e Jugut)                    64.92 metra

3)         Barbora Spotakova (Republika Çeke)     64.80 metra

 

20 kilometra ecje sportive – Femra

1)         Hong Liu (Kinë)                                           1h28’35”

2)         Maria Gonzales (Meksikë)                          1h28’37”

3)         Xiuzhi Lu (Kinë)                                           1h28’42”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh