Rio 2016 / Konfirmohen Rudisha & Perkoviç, s’lëshojnë pé për të artat

Share Button

Atletike-pista-stadiumi

Gjergj Vyshka 17.08.2016 08:50

Keniani në 800 metra dhe kroatja në hedhje disku kanë lënë mënjanë rivalët e tyre, befason braziliani në kërcimin me shkop, Shon Miler një të artë për Bahamas në 400 metra. Amerika vetëm me një të artë në atletikë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë dominuar plotësisht ditën e katërt të garave të atletikës. Vetëm një artë në kërcimin trehapësh e më pas thuajse janë mundur në finalet e tjera. Konfirmohen Rudisha në 800 metra dhe Perkoviç në hedhjen e diskut.

Befason braziliani Da Silva në kërcimin me shkop, ashtu sikurse dhe xhamajkanja Miller në 400 metra. Vetëm një rekord olimpik, ndërsa atletika vijon të dhurojë emocione për të gjithë të pranishmit në stadium dhe në ekranin e televizionit. Kështu, a mund të mundej me të vërtetë të hënën në Rio në finalen e 800 metrave “kampioni olimpik” në Londër, “kampion” në fuqi i botës dhe njëkohësisht mbajtësi i rekordit të botës, David Rudisha?

Keniani ka realizuar një finale më shumë se perfekte, në një duel të përbashkët me bashkatdhetarin e tij Alfred Kipketer në 400 metrat e para në të cilën ai ka pasur një përshpejtim të plotë të forcave për të shpërthyer më pas. Në mbyllje të një linje të djathtë antologjike, Shon Miller ka arritur ta privojë Alison Feliks nga një medalje e 5-të e artë olimpike. Kanë arritur kokë më kokë deri në 100 metrat e fundit dhe atletja nga Bahamas ka bërë më përpara se Feliks.

Dhe ka arritur lehtësisht e para në prerjen e vijës së finishit duke e lënë rivalen e saj me gjashtë të qindtat nga pas dhe në vendin e dytë. Ajo e ka fituar garën me kohën 49”44, është vetëm 22 vjeç dhe ka marrë medaljen e saj të parë olimpike. Edhe xhamajkania Sherika Xhekson është ngjitur në podium me kohën 49”85. Ndërkohë, trihapëshi është dominuar nga amerikanët, Kristian Tejlor, me 17.86 metra, dhe Uill Klej, me 17.76 metra.

Në kërcim së larti, pas një fillimi të një gare ëndërror, apo përrallor (në katër kërcimet e para francezi ishte i parë dhe brenda rekordit olimpik 5.98 m), Renod Lavijëni nuk ka mundur ta realizojë objektivin e tij për të marrë medaljen e dytë të artë olimpike. Duke humbur dy mundësi për të realizuar kërcimin në kufinjtë e 6.03 metra, francezi i ka dhënë mundësinë brazilianit Tiago Braz da Silva, 22 vjeç, që e ka kaluar atë në kërcimin e dytë, të arrijë objektivat e tij.

Amerikani Sem Kendriks ka arritur në 5.85 metra dhe medalje bronzi, ndërsa braziliani me 6.03 metra në mënyrë surprizë është bërë kampion olimpik. Francezi s’ka mundur ta marrë medaljen e dytë olimpike radhazi, ashtu sikurse kishte bërë Bob Riçards më 1952 dhe 1956. Së fundi, Sandra Perkoviç ka qenë e pathyeshme në flakjen e diskurt. Kroatja, kampiones olimpike në fuqi, ishte autore e një hedhje të vetme të mirë, me 69.21 metra, por kaq ka mjaftuar për të artën.

 

Rezultatet teknike të ditës së katërt të garave të atletikës

 

800 metra – Meshkuj

1) David Rudisha (Kenia)              1’42”15

2) Taofik Makhlufi (Algjeri)             1’42”61

3) Klejton Mërfi (SHBA0                 1’42”93

 

400 metra – Femra

1) Shon Miller (Bahamas)              49”44

2) Alison Feliks (SHBA)                  49”51

3) Sherika Xhekson (Xhamajka)   49”85

 

Kërcimi Trehapësh – Meshkuj

1) Kristian Tejlor (SHBA)                17.86 m

2) Uill Klej (SHBA)                           17.76 m

3) Dong Bin (Kinë)                          17.58 m

 

Kërcim me shkop – Meshkuj

1) Tiago Braz da Silva (Brazil)       6.03 m

2) Renod Lavijëni (Francë)                        5.98 m

3) Sam Kendriks (SHBA)                5.85 m

 

Hedhje disku – Femra

1) Sandra Perkoviç (Kroaci)           69.21 m

2) Melin Robert-Mishon (Francë)  66.73 m

3) Denisa Kabalero (Kubë)                        65.34 m

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh