AlbanianSport.com 18.08.2016 18:55
ASNN – Briken Calja ngjitet në vendin e pestë në renditjen përgjithshme të kategorisë së peshës trupore deri në 69 kg në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Kjo për faktin se peshëngritësi nga Kirgizstani, Izat Artikov, i cili u rendit i treti në këtë kategori ka rezultuar pozitiv në testin antidoping, pasi kishte përdorur substancën “strikninë”, një stilmulues.
Ky përbën kështu edhe rastin e parë me doping në peshëngritje në këtë Olimpiadë. Gjykata e Abritrazhit Sportiv e ka skualifikuar menjëherë sportistin kirgiz, duke i hequr edhe medaljen e bronztë, e cila i kalon tashmë kolumbianit Lozano. Nga kjo lëvizje ka përfituar edhe peshëngritësi shqiptar, Briken Calja, i cili edhe pse e kishte përfunduar garën në vendin e 6-të, tashmë ngjitet një shkallë më lart, në të 5-tin.
Një rezultat mjaft I mirë ky për peshëngritjen shqiptare dhe vetë sportin shqiptar në këtë Olimpiadë.