Gjergj Vyshka 16.08.2016 07:55
Xhamajkani, quajtur ndryshe “princi i erës”, është bërë tre herë fituesi i medaljes së artë në 100 metra, ndërsa pritet që të ketë dhe të tjera medalje në 200 dhe 4 x 100 metra. Afrikanojugori thyen rekordin e botës në 400 metra. “Karagjozi” Jusein Bolt dhe surpriza Van Najkërk.
Kështu mund të cilësohet dita e tretë e atletikës në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Dy rekorde bote të thyera, atje ku bën më shumë përshtypje ai në 400 metra, që është përmirësuar me 15 të qindtat pas një kohe prej 17 vjetësh, ndërsa dukej se ishte një rezultat që e kishte zënë pluhuri i kohës.
Por nuk ka ndodhur kështu, atleti nga Afrika e Jugut, në korsinë e tetë, i befason të gjithë. Por sytë e veshët kanë qenë në 100 metra, atje ku Jusein Bolt, duke u tallur, pasi është shkëputur nga të tjerët, ka prerë i pari finishin në 100 metra. Kundërshti për Xhastin Gatlinin, që fishkëllehet nga të pranishmit, ndërsa Bolti bën për vete një botë të tërë.
Nuk duhet harruar që një tjetër rekord do të vinte në hedhje çekiçi, ndërsa surpriza e ditës ishte fitorja e atletes nga Bahreini në 3,000 metra me pengesa. Bolti do të jetë përsëri në pistë për 200 dhe stafetën 4 x 100 metra, ndërsa me 7 medalje olimpike, teksa pret t’i bëjë nëntë të arta, do të jetë i papërsëritshëm.
Rezultatet e ditës së tretë të garave të atletikës
100 metra – Meshkuj
1) Usain Bolt (Xhamajka) 9”81
2) Xhastin Gatlin (SHBA) 9”89
3) Andre De Grese (Kanada) 9”91
400 metra – Meshkuj
1) Vajde Van Niekerk (Afrika e Jugut) 43”03
2) Kirani Xhejms (Grenada) 43”76
3) LaShaun Merrit (SHBA) 43”85