Gjergj Vyshka 06.08.2016 14:20
Delegacioni shqiptar ka parakaluar i katërti në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Luiza Gega përpara si flamurmbajtëse e nga pas Nikol Merizaj, Briken Calja, Sidni Hoxha, por dhe Elez Gjoza, Gjergji Ruli, Taulant Stërmasi, Vildan Tufi, Sadik Mema dhe Leonard Toska.
Për herë të parë një zyrtar qeveritar nuk është në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike. E ndryshe nga politikanët e Shqipërisë, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Lojërave të 31-ta Olimpike Verore.
Kosova ka parakaluar e 110-ta, ndërsa flamurmbajtësja ka qenë Majlinda Kelmendi, aty ku sot pritet shumë që të vijë medalja e parë olimpike. Kështu ka ndodhur në ceremoninë e hapjes, e cila ka ngritur kështu siparin e Lojërave të 31-ta Olimpike Verore në Rio de Zhaneiro.