Rio 2016 / Futbolli i femrave, SHBA & Franca mbyllin të para në grupin G

Share Button

Futboll-Femra-godije

Gjergj Vyshka 05.08.2016 15:15

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë kampione në fuqi të botës, dhe Franca kanë mbyllur ndeshjet e para në grupe. Amerikanet kanë fituar 2-0 me Zelandën e Re pas golave të Llojdit, në minutën e 9-të, dhe Morganit, në të 46-ën. Më e lehtë dhe më e thellë ka qenë fitorja e Francës, e cila ka shënuar 4 gola ndaj Kolumbisë.

Arias shënon autogol në minutën e 2-të, më pas Lë Somer shënon në të 14-ën, por Franca e ka mbyllur pjesën e parë me shifrat 3-0, pas golit të Abilit, në minutën e 42-të. Dhe goli i katërt për francezet mban firmën e Majrisë, 8 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Ajo që bie në sy është mungesa e Japonisë, nënkampione e botës më 2015-ën, por në të njëjtën kohë edhe medalje e argjendtë në Lojërat e mëparshme Olimpike, “Londër 2012”. Në të dy rastet është mundur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht 5-2 në Kanada dhe 2-1 në Londër.

E ndoshta një finale e tretë mes tyre mund të ishte menduar dhe Rio, por Japonia nuk është. Gjithsesi tashmë kanë përfunduar ndeshjet e para në grupe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Franca i është bashkuar Suedisë, Brazilit, Gjermanisë e Kanadasë, të cilat i kanë fituar lehtësisht ndeshjet e tyre të para.

 

Lojërat Olimpike “Rio 2016”

Turneu i Futbollit – Femra

 

Grupi G

 

Dje:

SHBA – Zelandë e Re        2-0

Francë – Kolumbi                4-0

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Franca                       1          1          0          0          4-0                  3
  2. SHBA                         1          1          0          0          2-0                  3
  3. Zelanda e Re            1          0          0          1          0-2                  0
  4. Kolumbia                   1          0          0          1          0-4                  0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh